☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.43 ▲1.59%
ARI 4,770 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,614 ▲ +0.76% ETH $2,184 ▲ +0.05% XRP $1.3420 ▲ +0.69% SOL $82.9500 ▲ +0.62%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.43 ▲1.59 % ARI 4,770 ▼1 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.43 ▲1.59 % ARI 4,770 ▼1 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri reagon pas deklaratës së Bashës: Degradim moral, politik dhe logjik!

aaaMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili kishte shkruar në Facebook se, “pasi e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës”.
Po në Facebook erdhi kundërpërgjigjja e Tahirit, i cili thotë: “Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thonë që ndërkombëtarët paskan urdhëruar Edi Ramën që ta bëjë këtë, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e përdori të arrestuarin kryesor për të kërcënuar kandidatin për rektor! Çfarë degradimi moral, politik, logjik! Edi Rama dhe PS-ja nuk kanë ndërhyrë në asnjë çast dhe në favor të askujt në garën e zgjedhjeve universitare. Këto që po zhvillohen janë të parat zgjedhje të lira nga ndikimi i qeverisë që janë zhvilluar ndonjëherë në universitete”.
“Ndërsa Policia e Shtetit provoi edhe një herë se nën këtë qeveri s’ka asnjë të mbrojtur nga ligji, asnjë mbi ligjin. Sot na akuzojnë për të njëjtat gjëra që i bënin vetë kur ishin në qeveri.  Në këtë vend, për dy dekada, ka vetëm një njeri e një parti që ka nxitur, përkrahur e mbrojtur botën e krimit, e po këta kanë gojë sot të na akuzojnë ne”, shton Tahiri në postimin e tij.
Në fund, ministri i Brendshëm e mbyll me një fjalë të urtë popullore: “Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojnë vetëm fjalën e urtë popullore qentë le të lehin, karvani ecën përpara!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.