☁️
Tiranë 9°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.29 ▲0.9%
ARI 4,692 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,108 ▲ +1.9% ETH $2,098 ▲ +2.92% XRP $1.3369 ▲ +0.41% SOL $82.6500 ▼ -0.41%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.29 ▲0.9 % ARI 4,692 ▲0.29 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.29 ▲0.9 % ARI 4,692 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Tajfuni Etau godet Japoninë, përmbytje dhe rrëshqitje toke

Zona të tëra të Japonisë janë në gjendje emergjence pasi shirat dhe përmbytjet të shkaktuara nga tajfuni Etau po vazhdojnë për dytën ditë rresht.

Qindra mijëra persona janë këshilluar nga autoritetet që të braktisin shtëpitë e tyre, pas të dhënave për rrezik rrëshqitjeje toke. Deri tani situata e rënduar dyshohet se i ka marrë jetën një personi.

Tajfuni Etau shkaktoi erëra të forta që frynin deri në 125 km në orë në prefekturën qendrore Aiçi, para se të lëvizte drejt detit. Por shirat e dendura kanë vijuar të bien në lindje të Japonisë edhe gjatë së enjtes.

“Kjo është një shkallë prurjesh me të cilën nuk jemi përballur kurrë më parë”, ka deklaruar një zyrtar nga Agjencia Meteorologjike.

Sipas tij, zona më e prekur nga shirat dhe përmbytjet ditën e enjte ka qenë ajo e Ibarakit, në prefekturën Toçigi, në veri të kryeqytetit Tokio.

Autoritetet deklaruan më tej se, të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve seriozisht, pasi u përplasën nga era e fortë.

Mediat lokale kanë raportuar se, një person konsiderohet i humbur pasi një rrëshqitje toke përfshiu një shtëpi në lokalitetin Kanuma. Në disa zona ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa përmbytjet janë shtrirë edhe në disa pjesë të Tokios.

Kjo situatë bëri që autoritetet të këshillonin rreth 900 mijë banorë të kryeqytetit dhe zonave të tjera të vendit që të largoheshin nga banesat e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.