Politika

Takim i grupi të parlamentarëve të OSBE-së për Moldavinë

Gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Helsinki, Arta Dade, në cilësinë e kryetares së grupit të parlamentarëve për Moldavinë, e mblodhi këtë grup për të miratuar axhendën si edhe mandatin brenda të cilit ai do të ushtrojë veprimtarinë në mbështetje të dialogut mes palëve të përfshira në të ashtuquajturin konflikt të ngrirë në Moldavi.

Grupi, që ka në përbërje parlamentarë nga Britania e Madhe, Irlanda, Italia, Norvegjia, Franca, etj, do të inkurajojë dialogun mes autoriteteve shtetërore në të dy anët e lumit Dniester, si dhe paqen, stabilitetin e sundimin e ligjit në Moldavi si shtet unitar. Kjo bëhet e domosdoshme në situatën aktuale në rajon e krizën në Ukrainë. Grupi parlamentar për Moldavinë do të punojë ngushtësisht me misionin e OSBE-së në Chisinau.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button