☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,592 ▼0.3%
DOW 46,509 ▼0.35%
NASDAQ 21,895 ▼0.46%
NAFTA 114.48 ▲1.84%
ARI 4,700 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,708 ▼ -1.11% ETH $2,098 ▼ -1.7% XRP $1.3081 ▼ -2.29% SOL $79.9800 ▼ -1.93%
S&P 500 6,592 ▼0.3 % DOW 46,509 ▼0.35 % NASDAQ 21,895 ▼0.46 % NAFTA 114.48 ▲1.84 % ARI 4,700 ▲0.32 % S&P 500 6,592 ▼0.3 % DOW 46,509 ▼0.35 % NASDAQ 21,895 ▼0.46 % NAFTA 114.48 ▲1.84 % ARI 4,700 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Takim jozyrtar i vendeve të rajonit ballkanik

beograd2Fillon sot në Beograd një takim jozyrtar i vendeve të rajonit të Ballkanit, njoftoi Ministria e Jashtme serbe, sipas radiotelevizionit kombëtar serb, B92.

”Takimi do të ndiqet edhe nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Jyrki Katainen, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, përfaqësuesi special i presidencës italiane të radhës, Andrea Orizio dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanoviç”, deklaroi ministria e sipërcituar serbe.

Serbia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç dhe ai i Ekonomisë, Zheljko Sertiç. Në fund të takimit pritet një deklaratë e përbashkët.

Takimi do të ndiqet edhe nga ministri i Jashëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe ai i Ekonomisë, Fadil Ismajli.

”Ne duam që këto takime të kenë qëllime dhe përfundime dhe nuk duam të organizojmë takime pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje”, deklaroi ministri i Jashtëm serb, Daçiç.

Ky takim u ideua në konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin, i zhvilluar më 28 gusht me iniciativën e kancelares gjermane, Angela Merkel, që bashkoi të gjithë politikanët e rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.