🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.54 ▼1.43%
ARI 4,234 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,903 ▲ +1.13% ETH $2,544 ▲ +1.58% XRP $1.4086 ▲ +0.74% SOL $111.4900 ▲ +1.4%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.54 ▼1.43 % ARI 4,234 ▲0.41 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.54 ▼1.43 % ARI 4,234 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, Ministri Hoxha: Samiti i ardhshëm në Tiranë, moment historik për rajonin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë më 21–22 maj në Takimin Jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të zhvilluar në Helsingborg të Suedisë.

Në takim, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s, forcimin e lidhjes transatlantike dhe rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e Aleatëve.

“Buxheti ynë i mbrojtjes për vitin 2026 përfaqëson nivelin më ambicioz të investimeve që kur Shqipëria iu bashkua Aleancës, duke kontribuar në aftësi më të forta kombëtare dhe siguri kolektive”, tha Hoxha.

Ministri ripërsëriti mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Ukrainën si një gur themeli i sigurisë evropiane dhe vazhdimin e ndihmës përmes mekanizmave të NATO-s.

Në këtë kontekst, Hoxha informoi Aleatët se më 12 qershor, do të bashkëorganizojë në Tiranë, së bashku me Ministrin Andrii Sybiha, Takimin Ministror Ukrainë-Evropë Juglindore, një platformë e rëndësishme për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

Në përfundim të takimit, Hoxha njoftoi në platformën X se mes aleatëve theksoi gjithashtu rëndësinë e një qasjeje 360 ​​gradë ndaj sigurisë, dhe mbajtjes së një fokusi të fortë në stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në mbështetjen e stabilitetit rajonal, duke përfshirë diskutimet e Aleatëve mbi të ardhmen e #KFOR-it dhe bashkëpunimin e #NATO-s me#Kosovën“, deklaroi Ministri i Jashtëm.

Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, Ministri e cilësoi një moment historik për rajonin dhe një sinjal të fortë të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa ecim drejt Samitit të NATO-s në Ankara në korrik 2026, nënvizova rëndësinë dhe domethënien e mbajtjes së Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i cili do të përfaqësojë një moment historik për rajonin dhe një sinjal të fortë të angazhimit të qëndrueshëm të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor“, përfundoi Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.