Takimi Macron-Gentiloni, bisedime për reformimin e BE-së
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se janë duke punuar me Kryeministrin italian, Paulo Gentiloni, në lidhje me rishikimin e Bashkimit Europian (BE).
Macron dhe Gentiloni kanë dalë përpara mediave para nisjes së takimit të tyre në rezidencën Elysee.
Macron ka thënë se BE-ja duhet të rishikohet dhe se për këtë ai është duke punuar me Gentilonin. Duke vënë në dukje se këtë gjë dëshirojnë ta bëjnë me aleatët e tyre, Macron ka thënë se në krye të këtyre aleatëve vjen Gjermania dhe Italia.
Ka gjëra që duhen bërë në planin afatgjatë, ndërsa ka të tilla që duhet të bëhen në planin afatshkurtër, ka thënë Macron dhe më pas ka kërkuar që të ketë një fond të përbashkët për Zonën Euro. Macron ka vënë në dukje se BE-ja nuk i ka dëgjuar sa duhet thirrjet e Italisë për refugjatët.