🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,447 ▲1.63%
DOW 45,763 ▲1.21%
NASDAQ 21,239 ▲2.14%
NAFTA 102.48 ▼0.39%
ARI 4,639 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,674 ▲ +0.31% ETH $2,087 ▲ +1.32% XRP $1.3341 ▼ -0.76% SOL $82.3000 ▼ -2.44%
S&P 500 6,447 ▲1.63 % DOW 45,763 ▲1.21 % NASDAQ 21,239 ▲2.14 % NAFTA 102.48 ▼0.39 % ARI 4,639 ▲1.79 % S&P 500 6,447 ▲1.63 % DOW 45,763 ▲1.21 % NASDAQ 21,239 ▲2.14 % NAFTA 102.48 ▼0.39 % ARI 4,639 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Takimi me FMN, Cani: Heqja e fashës 300 kV nuk rrit çmimin e energjisë, fund abuzimeve

Financave Shkëlqim Cani në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ pas takimit me përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore konfirmoi edhe njëherë se pjesë e diskutimeve ishte edhe reforma në sistemin e energjetikës.

cani-voaPër sa i përket çmimit të energjisë kreu i financave shqiptare, siguroi se heqja e fashës prej 300 kV, nuk do të rrisë çmimin e energjisë për konsumatorët, por përkundrazi do i japë fund vjedhjes dhe spekulimeve me energjinë elektrike.
“Nuk është e para herë që them reforma në sistemin e energjetikës është e ndërlikuar dhe kërkon mbështetje të gjithanshme. Udhëhiqet nga Minisitra e Enrgjetikës por bashkërendohet me të tjerat, për nga pesha ndër më të vështirat. Vetë kryeministri është i angazhuar në krye të grupit. Qeveria ka bërë kujdesin e duhur që gjatë bisedimeve me FMN, të ketë kujdes që nuk do të preket çmimi i energjisë, kjo është diçka e thënë, e stërthënë dhe e artikuluar. Më bie radha ta rikonfirmoj se nuk kemi pasur çështje të bisedimeve me FMN rritjen e çmimit. Një pjesë e paketës që pothuaj e kemi në përfundim është edhe çështja e heqjes së bllokut prej 300 kV/orë. Nuk është faktor çmimi, nuk është përqendrimi për të rritur çmimin, kjo fashë që është me çmim të reduktuar ka qënë objekt i vazhdueshëm spekulimi dhe reagimi, njerëzit ishin të pakënaqur nga fasha prej 300 kv, njerëzit dyshojnë se faturuesit spekulojnë me ta dhe i faturojnë më shumë. Heqja e fashës nuk rrit çmimin e energjisë por heq mundësinë e vjedhjes nga një grup njerëzish, heq ankesat. Cmimi do jetë mesatar, nuk do godasë familjen shqiptare. Shteti ka marrë masa që të mos i godasë familjet”, tha Cani.
Më tej, ministri siguroi se ekonomia shqiptare është në rrugën e progresit, ndërsa shtoi se në takimin me FMN-në është diskutuar për një paketë fiskale më fleksibël, e cila parashikon uljen e borxhit për vitin 2015.
“Eshtë biseduar për një paketë fiskale fleksibël në ndihmë të biznesit. Për sa i përket buxhetit, do ndihmohet rritja ekonomike dhe për 2015 do të fillojë ulja e borxhit kthim i kahut të lëvizjes së borxhit drejt uljes mbetet objektiv”, tha Cani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.