Takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë, mbërrin në “Vilën e Kuqe” kryeministri Rama (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në “Vilën e Kuqe” 30 minuta më herët, ku do të zhvilloj takimin e njoftuar me ministrat dhe drejtuesit politikë.
Sipas njoftimit, mbledhja e parashikuar për në orën 14:00 do të ketë në fokus kryesor bilancin e punës së bërë në terren gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.
Gjatë këtij takimi, drejtuesit politikë të PS-së pritet të raportojnë mbi ecurinë e nismës dhe angazhimet e realizuara në qarqet përkatëse.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.