⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,711 ▼0.42%
DOW 51,554 ▼0.53%
NASDAQ 26,926 ▼0.53%
NAFTA 94.05 ▲1.77%
ARI 4,188 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,326 ▼ -1.92% ETH $2,679 ▼ -1.05% XRP $1.5088 ▼ -1.35% SOL $119.3400 ▼ -2.98%
S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 51,554 ▼0.53 % NASDAQ 26,926 ▼0.53 % NAFTA 94.05 ▲1.77 % ARI 4,188 ▼3.08 % S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 51,554 ▼0.53 % NASDAQ 26,926 ▼0.53 % NAFTA 94.05 ▲1.77 % ARI 4,188 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan rënie për të dytin tremujori radhazi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit investimet shqiptare jashtë vendit ranë në 80 milionë euro, 12% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ndërsa të dhënat progresive për 6-mujorin 2026 tregojnë se vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit zbriti në 143 milionë euro, 18.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 42% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit për 6-mujorin 2026.

Pjesa tjetër konsiston në fitime të riinvestuara të kompanive shqiptare në filialet e tyre të vendosura jashtë vendit ose huadhënie të aksionarëve shqiptarë për to.

Bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2026 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 1 miliard eurosh. Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit.

Ky bilanc negativ është zgjeruar me 71% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ndodhur sepse për këtë vit investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me ritme të larta, sidomos në tremujorin e dytë, përkundrejt rënies së investimeve shqiptare jashtë vendit.

Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk janë të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.

Megjithatë, është fakt i njohur se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh po e diversifikojnë praninë e tyre gjeografike, duke kryer investime të konsiderueshme jashtë vendit.

Deri para pak vitesh, investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje rajonale. Por, në vitet e fundit bizneset shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet të jetë shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë.

Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2026, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 605 milionë eurove, në rritje vjetore me 23.5%. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë. Investimet janë të përqendruara kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshmne, atë financiar dhe në industrinë nxjerrëse./ E.Shehu

Burimi: BSH

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.