☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.42 ▼0.14%
ARI 4,694 ▲1.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,898 ▲ +1.11% ETH $2,158 ▼ -0.42% XRP $1.4559 ▼ -0.33% SOL $89.5400 ▲ +0.02%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.42 ▼0.14 % ARI 4,694 ▲1.92 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.42 ▼0.14 % ARI 4,694 ▲1.92 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kosova

Takimi me Yee, Vuçiç: Mesazhi i SHBA, “nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës”

Harrojeni Kosovën. Integriteti i saj nuk preket! Mesazhi i zëvendësndihmëssekretarit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee në takimin e javës së kaluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç nuk kishte nevojë të lexohej mes rreshtash, sepse ishte mjaft i qartë.

Vetë Vuçiç i bëri publike vetëm tani detajet e bisedës së përpara disa ditëve gjatë intervistës së paralajmëruar për televizionin serb “ Pink”. Perëndimi, tha ai, nuk do të heqë dorë nga Kosova dhe se Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët. Takimi me Yee “nuk ishte i këndshëm, por nuk pati fjalë të rënda”, tha Vuçiç.

“Yee më tha se nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa unë i thashë, ju keni mundur të prekni tërësinë e Serbisë nëntë vjet më parë. Atëherë vlenin rregulla të tjera. Këtë ia thashë në fytyrë. Ai më bëri të ditur se më përcolli mesazhin e Amerikës. Duhet ta respektosh, nëse nuk e bën… dihen pasojat…”, janë fjalët e presidentit serb.

Vuçiç përsëriti edhe një herë mesazhin e tij të mëparshëm se Serbia duhet të provojë të gjejë “një marrëveshje historike me shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijeve”.

Të hënën atje u çel zyrtarisht dialogu i brendshëm për Kosovën me mbledhjen e parë të grupit të punës që duhet të bashkërendojë debatet. Moska vazhdon të mbetet gjithashtu një shqetësim për Uashingtonin.”Ajo çfarë po ndodh në Amerikë ka sjellë probleme të reja”, vazhdoi Vuçic.

“Ndonëse pa faj, edhe ne mund ta pësojmë. Të gjithë ata që kanë çfarëdo marrëdhëniesh me Rusinë do të pësojne”, u shpreh ai. Shtetet e Bashkuara, kujton VOA, kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një baze ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikeqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.