☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,581 ▼0.67%
DOW 45,838 ▼0.84%
NASDAQ 21,982 ▼0.77%
NAFTA 96.91 ▲1.52%
ARI 4,598 ▼6.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,330 ▼ -2.78% ETH $2,112 ▼ -3.25% XRP $1.4252 ▼ -1.26% SOL $87.5300 ▼ -1.67%
S&P 500 6,581 ▼0.67 % DOW 45,838 ▼0.84 % NASDAQ 21,982 ▼0.77 % NAFTA 96.91 ▲1.52 % ARI 4,598 ▼6.09 % S&P 500 6,581 ▼0.67 % DOW 45,838 ▼0.84 % NASDAQ 21,982 ▼0.77 % NAFTA 96.91 ▲1.52 % ARI 4,598 ▼6.09 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Ministri për Energjinë dhe Infrastrukturën, Enea Karakaçi në fjalën e mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh kundër kërkesës për uljen e taksës së qarkullimit.

Pas depozitimit nga PD të pr.ligjit për uljen e taksës së qarkullimit në nivelin e 2013-ës, Karakaçi u shpreh se një ndryshim i tillë do të rëndonte më shumë qytetarët.

“Taksa e qarkullimit për tu ulur 45 lekë, nënkupton të jetë 45 lekë. Kjo nuk është 45 lekë. Ne kemi ndjekur model tjetër. Taksa e qarkullimit është e segmentuar, në pikat e karburanteve  në daljen e taksës së qarkullimit, disa në pagesat e taksave të mjeteve. Kemi gjykuar se marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karburantit është mjeti më mirë sepse paguajnë më shumë taksë ata që përdorin më shumë mjete. Ai që paguan më shumë litra automjet, paguan më shumë taksë. Ne po ndjekim tregun e karburanteve çfarë po ndodh dhe në vende të tjera. Ne kemi ndjekur modelin e vendosjes së një çmimi tavan”, deklaroi ai.

Më tej ministri theksoi se për momentin, ende nuk gjykohet ngritja e Bordit të Transparencës.

“Nëse do vendoset miratimi dhe rifillimi i Bordit të Transparencës, nuk kemi ende vendimmarrje të tillë. Ky Bord është aty dhe mund të krijohet me një VKM”, tha ai.

Ditën e sotme grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në Kuvend një paketë ligjore me dy projektligje, me qëllim uljen e çmimit dhe mbajtjen nën kontroll, si dhe mbështetjen për konsumatorët, ekonominë familjare dhe atë prodhuese.

Pyetur më tej nga gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani se kur do gjykohej shqetësuese situata për ngritjen e Bordit të Transparencës, ministri theksoi se mbi 90% e furnizuesve shqiptarë e sigurojnë produktin e tyre përmes rrugëve të tjera detare, që nuk lidhen me Ngushticën e Hormuzit.

“Ne po shohim dinamikën. Produkti sot ka 2 elementë që shihen në kohë krize, a ka mungesë produkti në treg? Të gjitha informacionet që kemi, ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem furnizimi për furnizuesit shqiptarë, pasi pjesa më e madhe  e tyre, mbi 90% e furnizimit të produkteve të naftës vjen nga rrugë të tjera detare”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.