Ekonomia

Taksa ruse mbi grurin, Panariti: Do të marrim masa lehtësuese

Ministria e Bujqësisë do të ndërmarrë masa lehtësuese për të neutralizuar rritjen e tarifave të importit të grurit nga Rusia.

panaritiPas një takimi me importuesit e grurit, Ministri Edmond Panariti u shpreh se “sasirat më të mëdha të miellit importohen nga Rusia, e cila eksporton tek ne rreth 140 mijë ton në vit, ku prodhimi i saj i përgjithshëm për eksport në botë është mbi 20 milionë ton”.

‘Është në sovranitetin e Rusisë të aplikojë tarifat, ne nuk kemi cfarë t’i bëjmë, kryesorja është se çfarë do bëjmë ne për të kundërbalancuar këto tarifa, qoftë në kuptimin e gjetjes së operatorëve nga ku mund të importojmë për të zbutur, qoftë edhe masat që përmenda pak më para; krijimin e rezervave stok dhe aplikimin e lehtësirave fiskale”, tha Panariti.

Kjo është një sfidë e jona, tha kreu i bujqësisë, ndërsa shtoi se, jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë ta hapim eksportin me Rusinë, jo vetëm për fruta-perime, por edhe të prodhimeve me origjinë shtazore.
Vendimi i Rusisë që hyn në fuqi në datën 1 shkurt parashikon vendosjen e një takse prej 35 eurosh për ton grurë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button