☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,467 ▼0.43%
NASDAQ 21,861 ▼0.62%
NAFTA 114.52 ▲1.88%
ARI 4,692 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,299 ▼ -1.42% ETH $2,082 ▼ -1.96% XRP $1.2999 ▼ -2.63% SOL $78.8800 ▼ -2.92%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Taksat vendore, rrisin në Tiranë me 11 % çmimet e banesave

Çmimet e banesave në qytetin e Tiranës janë rritur me ritme dyshifrore në tremujorin e parë të vitit 2016.
Banka e Shqipërisë referoi sot se indeksi i çmimit të banesave, pas rënies së shënuar në tremujorin e katërt, iu rikthye normave rritëse në tremujorin e parë të vitit 2016. Indeksi i rregulluar edhe me efektin e inflacionit, u rrit 11.3% në këtë tremujor.

Burimet nga tregu pohojnë se rritja e çmimeve nuk po vjen nga kërkesa për banesa, por nga ngarkesa fiskale. Hajredin Fratari një nga ndërtuesit më të hershëm në vend dhe njëkohësisht presidenti i Konfidustrisë tha se, çmimet e apartamenteve në këtë periudhë janë ndikuar nga kostot e larta që kanë krijuar taksat. Në fillim të këtij vitit taksa e ndikimit në infrastrukture është rritur ne 8% nga 4 % që ishte më parë. Fratari shpjegoi se kosto nga taksa e infrastrukturë është rritur edhe për shkak se tani vilet mbi çmimin e objektit dhe jo mbi vlerën e investimit.

Kostot janë rënduar edhe nga aplikimi i taksës së banesës mbi inventarët. Tani ndërtuesit paguajnë tatimin për objektet e përfunduara të cilat ende nuk janë shitur. Në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndërtuesit disponojnë inventarë për shkak të kërkesës të dobët ndaj tatimin e kanë përfshirë në çmimet finale të banesave.

Sektori i ndërtimit vijoi të zgjerohet me ritme të larta edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, megjithëse tendenca e ndjekur tregon për ngadalësim të aktivitetit. Vlera e shtuar e sektorit u rrit me 12.7% në terma vjetorë në tremujorin në analizë, pas zgjerimit me 24.7% dhe 16.7% përkatësisht gjatë tremujorëve të dytë dhe të tretë të vitit.

Banka e Shqipërisë tregon se, analiza e të dhënave të tërthorta të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit tregon për rritje të tyre, të drejtuar kryesisht nga shtimi i punimeve inxhinierike, me kontribues kryesor sektorin publik, si edhe në një masë më të vogël nga ndërtesat për qëllime banimi.
Niveli ndjeshëm më i ulët i treguesit të besimit në ndërtim, si edhe rënia e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve sugjerojnë ngadalësim me ritme më të shpejta të aktivitetit në sektorin e ndërtimit gjatë tremujorit të parë të vitit 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.