☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,831 ▲0.74%
DOW 51,588 ▲0.62%
NASDAQ 27,650 ▲0.63%
NAFTA 89.26 ▼0.19%
ARI 4,190 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,736 ▲ +0.67% ETH $2,703 ▲ +0.54% XRP $1.5027 ▲ +0.95% SOL $120.7900 ▲ +1.43%
S&P 500 7,831 ▲0.74 % DOW 51,588 ▲0.62 % NASDAQ 27,650 ▲0.63 % NAFTA 89.26 ▼0.19 % ARI 4,190 ▲0.81 % S&P 500 7,831 ▲0.74 % DOW 51,588 ▲0.62 % NASDAQ 27,650 ▲0.63 % NAFTA 89.26 ▼0.19 % ARI 4,190 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Boterori

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e

E marta e 6 tetorit është dita e Lionel Messit.

‘Pleshti’ do t’i thotë përfundimisht lamtumirë kombëtares argjentinase me një ndeshje miqësore ndaj Beninit në stadiumin Monumental të Buenos Airesit.

Është tangoja e fundit e Messit pas 21 vitesh të mbushur me gola, lavdi dhe lotë me fanellën e një Argjentine që pas shumë kohësh mësoi të dojë këtë talent të jashtëzakonshëm të admiruar në të gjithë botën.

“Ndeshja e fundit, një fanellë për të gjithë jetën’-shkruante përpara pak kohësh Lionel Messi në rrjetet sociale në prag të këtij takimi të fundit të tij me skuadrën Albiceleste.

Në moshën 39 vjeçare Lionel Messi mbyll vetëm një kapitull të karrierës së tij të jashtëzakonshme, atë me kombëtaren argjentinase që e shoqëroi në rritjen e tij deri në realizimin e ëndrrës së madhe, triumfin në Botërorin e vitit 2022. Zhgënjimi në finalen e humbur në New York ndaj Spanjës që ‘e adoptoi’ që kur ishte 13 vjeç, sigurisht e shtyu Messin të bëjë këtë zgjedhje, por në këtë pikë peshoi dhe humbja e njeriut të tij më të dashur, njeriut që e kishte pasur gjithë jetën dhe karrierën e tij përkrah, babait Jorge Messi.

Me 48 trofe të fituar Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më shumë tituj në karrierë. I krahasuar me një tjetër mit argjentinas Diego Armando Maradona, Messi i kaloi vitet 2000 duke mahnitur të gjithë tifozët me lojën e tij, po e bën edhe tani që është rreth 40 vjeç me Inter Miamin në Florida.

‘Futbolli është pasioni im dhe përsa kohë që do të më pëlqejë, do të luaj-ka thënë shpesh kapiteni i skuadrës Albiceleste. Debutimi me Argjentinën në 2005 ishte për t’u harruar. Gjithçka ndodhi në miqësoren me Hungarinë dhe zgjati vetëm 43 sekonda pasi Messi u ndëshkua me karton të kuq. Debutimi i vërtetë u bë në Botërorin 2006, përpara 20 vitesh, me Argjentinën e Crespos, Tevez, Cambiasso me 18 vjeçarin protagonist me një gol dhe një asist në fitoren 6-0 ndaj Serbisë e Malit të Zi. Në total ka luajtur në 6 edicione të Kupës së Botës duke koleksionuar gola dhe rekorde që e bëjnë Lionel Messin një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave

Messi mbërriti në Argjentinë ditën e premte me avion privat së bashku me të gjithë familjen e tij dhe kaloi ca ditë në Rosario përpara se të bashkohet me skuadrën e Lionel Scalonit. Në ndeshjen ndaj Benin është parashikuar që të luajë të 90 minutat; ishte trajneri që e bindi Messin që t’i lejojë vetes një lamtumirë të denjë për emrin e tij, duke evituar që imazhi i tij i fundit që qëndronte i lidhur me finalen e humbur ndaj Spanjës; në lot për humbjen, në një moment të vështirë në jetën e tij private dhe me ndjesunë se nuk pati mbylljen që meritonte.

Një fanellë speciale u krijua për finalen e madhe; ngjyrat klasike bardh e kaltër dhe arin shkëlqyes te numri 10 dhe në kufi të mëngëve. Por ishte e bukur edhe ajo e bërë me një qese plastike nga një fëmijë irakian, sepse brenda saj ishte një ëndërr, një gjë që nuk ka çmim. Messi, që para pak kohësh bleu skuadrën e Eldenses, përshëdnet dhe shpreson që të shënojë sërish për të festua në mënyrë të denjë ndeshjen e fundit me përfaqësuesen. Të 80 mijë personat që do të jenë në Monumental dhe milionë personat që do ta ndjekin nga ekrani, do të tentojnë që mbajnë lotët për këtë lamtumirë të tij nga kombëtarja argjentinase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.