Ekonomia

TAP drejt certifikimit si Operator i Pavarur i transmetimit të gazit natyror

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar nisjen e procedurave për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë TAP (Trans-Adriatik Pipline) për certifikimin si Operator i Pavarur i transmetimit të gazit natyror.
Me anë kërkesës së paraqitur në 1 korrik pranë ERE-s, TAP synon të certifikohet si operator i pavarur i transmetimit për gazin natyror para fillimit të ndërtimit të infrastrukturës dhe jo me vonë se data 1 janar 2018.
Kërkesa dhe dokumentacioni i TAP-it u është vënë në dispozicion edhe Enteve Rregullatore në Itali dhe Greqi, (RAE dhe AEEGSI) si pjesë e gjithë dokumentacionit të nevojshme për procedurën e certifikimit nga tre Entet Rregullatore të vendeve ku kalon projekti TAP.
Punimet për shtrirjen e tubacionit të gazsjellësit TAP pritet të nisin në 2016, ndërsa sivjet punimet në Shqipëri TAP i ka përqëndruar në ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse, me rrugë dhe ura.
TAP do të ndërtojë dhe rehabilitojë rreth 100 km rrugë përgjatë gjurmës së gazsjellësit nga Vishocica, Vithkuq dhe Shtyllë në qarkun e Korçës, në Potom, Çorovodë, Kakrukë, Tepelene, Vendreshë në qarkun e Beratit dhe në Topojë në qarkun e Fierit. Në këtë gjurmë tokësore, TAP do të ndërtojë tre ura të reja dhe do të rehabilitojë më shumë se 40 ura ekzistuese në qarqet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet për rrugët dhe urat ndihmuese priten të përfundojnë deri në verën e vitit 2016, pasi TAP me krijimin e kushteve, në stinën e verës 2016 do të nisë ndërtimin e gazsjellësit.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ndërkaq ka hartuar p/ligjin “Për sektorin e gazit natyror”, që pritet të miratohet. Në bazë të tij, nga 1 qershori 2016 do të krijohet dhe do të hyjë në funksionim Operatori i Sistemit të Transmetimit të Gazit. Në bazë të p/ligjit, ERE merr kompetenca për vendosjen e tarifave dhe kontrollin për mbrojtjen e konsumatorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button