☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.39 ▼5.37%
ARI 4,566 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,252 ▲ +0.49% ETH $2,184 ▲ +1.27% XRP $1.4205 ▼ -0.01% SOL $92.3700 ▲ +1%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

TAP fillon procesin e daljes nga toka dhe dorëzimin e tokës te pronarët

Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, ka nisur zyrtarisht, në muaji qershor, procesin e daljes nga toka dhe dorëzimin e tokës së marrë në përdorim për ndërtimin e tubacionit të gazsjellësit. Për të shënuar nisjen e këtij procesi mjaft të rëndësishëm, me 29 qershor u organizua në Fier një ceremoni me pjesëmarrjen e disa prej pronarëve të tokës. Deri më tani është bërë dorëzimit tek pronarët i më shumë se 420 parcelave të cilat ishin marrë në përdorim.

Procesi i daljes nga toka dhe dorëzimi i tokës tek pronarët ka nisur në zonën e Fierit menjëherë pasi punimet për ndërtimin e disa segmenteve të gazsjellësit kanë përfunduar. Para se toka t’u dorëzohej pronarëve është bërë kthimi i saj në gjendjen e mëparshme. Tashmë disa prej pronarëve dhe përdoruesve të tokës kanë nisur ta përdorin atë duke e mbjellë dhe duke e futur në ciklin normal bujqësor dhe duke respektuar masat e sigurisë teknike të TAP.

Shkëlqim Bozgo, Drejtor i TAP për Shqipërinë, gjatë ceremonisë ku parcelat e para i janë dorëzuar pronarëve u shpreh:

“Ashtu si është thënë në fillim të punimeve, korridori i tokës bujqësore i marrë përkohësisht në përdorim për ndërtimin e projektit është kthyer tashmë në gjendjen e mëparshme për një pjesë të mirë të parcelave në zonën e Fierit, aty ku punimet kanë përfunduar. Nga ana e gazsjellësit TAP janë ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare në mënyrë që cilësia prodhuese e tokës të ruhet sa më mirë. Jemi të kënaqur të konstatojmë që në zonën e Fierit toka e dorëzuar ka filluar që tani të mbillet nga pronarët dhe përdoruesit.”

“Nuk e prisja që punimet në parcelën time do të përfundonin kaq shpejt. Tani, pasi punimet për ndërtimin e gazsjellësit në parcelën time kanë përfunduar, nisa mbjelljen e saj me misër. Me këtë kulturë e kam mbjellë edhe më parë dhe deri tani fidanët janë rritur normalisht. Aktualisht askush nuk mund të kuptojë që poshtë parcelës, nën dhé, kalon një gazsjellës.” tregon pronari i një prej parcelave të tokës gjatë firmosjes së marrëveshjes së dorëzimit të tokës.

Procesi i blerjes dhe servitutit të tokës është kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. TAP i ka paguar pronarëve dhe përdoruesve të tokës si dëmshpërblim qiranë dhe të mbjellat për dy vite, ndërkohë që toka në pjesën më të madhe të rasteve është dorëzuar në më pak se një vit.

Të dhëna mbi Blerjen dhe Servitutin e Tokës për TAP në Shqipëri

Toka e marrë përkohësisht në përdorim për korridorin e punimeve të tubacionit është rreth 8’170 ha.

Toka e blerë përgjithmonë për 8 Stacionet e Valvulave të Bllokimit, për Pikën Daljes në det, 1 Stacion Kompresorësh, dhe 1 Stacion Matjesh është gjithsej 70 ha.

Afërsisht 10’585 ngastra toke janë ndikuar gjithsej në Shqipëri.

Rreth 2’984 parcela të ndikuara për Rrugët dhe Urat Ndihmëse.

Rreth 7’601 parcela të ndikuara për të Drejtën e Kalimit, Tubacionin, Stacionet e Kompresorëve dhe Instalimet e tjera mbi tokë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.