☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,576 ▲0.46%
DOW 51,732 ▼0.48%
NASDAQ 25,412 ▲0.98%
NAFTA 95.79 ▼0.69%
ARI 3,939 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,709 ▲ +0.5% ETH $2,299 ▲ +1.58% XRP $1.2855 ▲ +3.1% SOL $93.5300 ▲ +0.78%
S&P 500 7,576 ▲0.46 % DOW 51,732 ▼0.48 % NASDAQ 25,412 ▲0.98 % NAFTA 95.79 ▼0.69 % ARI 3,939 ▼0.78 % S&P 500 7,576 ▲0.46 % DOW 51,732 ▼0.48 % NASDAQ 25,412 ▲0.98 % NAFTA 95.79 ▼0.69 % ARI 3,939 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Taravari: Nga premtimet e mëdha te dorëzimi pa kushte

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për dy vjeçarin e VLEN-it në Qeveri, duke thënë se VLEN nga premtime të mëdha, është dorëzuar pa kushte.”VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim. Dy vite më pas, qytetarët nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim. Nuk ka ndryshime kushtetuese, nuk ka hap përpara në rrugën evropiane, nuk ka forcim të gjuhës shqipe, nuk ka mbrojtje reale të përfaqësimit të drejtë dhe nuk ka investime serioze në komunat shqiptare”, shprehet Taravari.Taravari shton se si VLEN kanë premtuar se do të sjellin zë në Qeveri, por, kjo parti u bë hije e vendimeve të të tjerëve.”Shqiptarët nuk votuan për ministra që numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve. VLEN nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht. Aleanca për Shqiptarët e tha dhe e dëshmoi se kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor. Koha e arsyetimeve ka mbaruar. Tani çdo premtim duhet të matet me punë, dhe çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve”, shkruan në fund Taravari./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.