🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,584 ▲0.04%
DOW 46,320 ▲0.24%
NASDAQ 21,875 ▼0.33%
NAFTA 91.30 ▲3.6%
ARI 4,406 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,244 ▼ -1% ETH $2,146 ▼ -0.95% XRP $1.4084 ▼ -3.67% SOL $90.3000 ▼ -1.01%
S&P 500 6,584 ▲0.04 % DOW 46,320 ▲0.24 % NASDAQ 21,875 ▼0.33 % NAFTA 91.30 ▲3.6 % ARI 4,406 ▼0.02 % S&P 500 6,584 ▲0.04 % DOW 46,320 ▲0.24 % NASDAQ 21,875 ▼0.33 % NAFTA 91.30 ▲3.6 % ARI 4,406 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet, bizneseve: Përditësoni adresat, na shërben për komunikimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje bizneseve që të përditësojnë të dhënat e tyre që lidhen me adresën e saktë të ushtrimit të veprimtarisë. Përveçse një detyrim ligjor, sipas Tatimeve, kjo procedurë lehtëson edhe komunikmin me administratën, duke dërguar në kohë njoftimet, por edhe duke u siguruar që biznesi e ka marrë atë.

 

Cilat të dhëna përditësohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit?

Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar.

Aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend biznesi.

Për hapjen e vendeve të tjera dytësore të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një çertificatë regjistrimi, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm.

Tatimpaguesit, në interes të tyre por dhe të administrates tatimore, janë të detyruar të njoftojnë edhe çdo ndryshim që ka të bëjë me adresën/adresat e veprimtarisë ekonomike dhe të banimit, si dhe të numrit të telefonit e të adresës elektronike, të dhëna që shërbejnë si pikë kontakti pë marrjen e informacioneve në një një kohë sa më të shpejtë.

Të dhënat e deklaruara nga subjektet në QKB, njëherazi përditësohen automatikisht edhe në regjistrin elektronik të administratës tatimore.

 

Ku ndryshohen përgjegjësitë tatimore dhe cilat janë kriteret për ndryshimin e tyre?

Tatimpaguesi, i cili pëmbush kushtet ligjore për kalimin nga një kategori në tjetrën (nga Biznes i Vogël në Biznes i Madh), duhet të njoftojë apo kërkojë ndryshimin në administratën tatimore (Drejtorinë Rajonale Tatimore) përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e konstatimit dhe pëmbushjes së kushteve për këtë ndryshim.

 Përgjegjësia tatimore (llojet e tatimeve për të cilat tatimpaguesi duhet të jetë përgjegjës), pas regjistrimit fillestar ndryshon vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të shërbimit apo me një kërkese drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit, për ndryshimet e ndodhura. Raste të ndryshimit të përgjegjësisë tatimore mund të jenë:

 

 Tejkalimi i qarkullimit prej 8 milionë lekë në vit kalendarik , kur tatimpaguesi nga pagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël duhet të kalojë në tatimpagues i tatimit mbi fitimin.

Tejkalimi i qarkullimit prej 5 milion lekë në vit kalendarik, kur tatimpaguesi pavarsisht se nuk ndryshon kategorinë si Biznes i Vogël, i shtohet pëgjegjësia e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, apo anasjelltas.

Po ashtu ndryshimi i kategorisë për sigurime të tatimpaguesit nga person i vetëpunësuar i vetëm, në person i vetëpunësuar me punëmarrës etj., bëhet pranë sporteleve të shërbimit të tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të juridiksionit përkatës.

Theksojmë se Organizatat Jofitimprurëse dhe të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen nga Drejtoritë Rajonale Tatimore duhet të njoftojnë në administratën tatimore, brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit të ndryshimeve për ndryshimet si më poshtë:

 

a) ndryshimi i emrit;

b) ndryshimi i adresës së veprimtarisë ose kontaktit;

c) ndryshimi i statusit ligjor;

ç) çelja/mbyllja e degëve, sektorëve ose njësive të reja;

d) ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike;

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.