☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +2.13% XRP $1.4219 ▲ +1.08% SOL $92.6400 ▲ +2.89%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet do publikojnë “listën e zezë” për bizneset e parregullta me kasën fiskale

Ndryshimet e fundit në ligjin për procedurat tatimore parashikojnë që të publikohen në faqen e internetit të tatimeve, emrin dhe NIPT-et e bizneseve që nuk vendosin kasë apo nuk janë të rregullt me përdorimin e saj.

Deri tani, tatimet publikonin emrat e subjekteve dhe NIPT, që ishin debitorë ndaj tatimeve, që ishin në procedurë falimenti. Tashmë “lista e zezë” do të botohet dhe për subjektet që kryejnë shkelje të tilla si mosvënia në punë, apo mosdhënie e përsëritur e kuponit.

Ndryshimet ligjore parashikojnë se nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 15 ditë kalendarike . Nëse tatimpaguesi brenda këtij afati, nuk instalon pajisjen fiskale në vendin ku është konstatuar shkelja, masa e bllokimit shtyhet deri në instalimin e pajisjes fiskale. Në rastin kur situata nuk është rregulluar brenda 15 ditëve, tatimpaguesit i publikohet emri, nipti dhe emri i përfaqësuesit të biznesit,  në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Lista e zezë do publikohet dhe nëse një subjekt e bën rrugë të mos i japë kupon klientit. Sipas ndryshimeve ligjore, për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të para, përveç aplikimit të dënimit me gjobë 50 mijë lekë (dhe rivlerësim për subjektet e TVSH-së), moslëshimi do konsiderohet evazion tatimor. Gjithashtu publikohet emri tatimpaguesit, Nipti dhe emri i përfaqësuesit të biznesit në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.