☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.00 ▲0.12%
ARI 4,616 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,849 ▼ -1.69% ETH $2,061 ▼ -0.75% XRP $1.3202 ▼ -2.6% SOL $81.1200 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet: Tatimpaguesit e mëdhenj të deklarojnë pagat reale të punonjësve

Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj zhvilloi një takim me biznese që operojnë në sektorin e tregtisë së hidrokarbureve dhe karburanteve. Gjatë këtij aktiviteti theksi u vendos tek rëndësia që kanë tatimpaguesit e mëdhenj si taksapaguesit më të rëndësishëm të vendit, përsa i përket kontributit në të ardhurat totale tatimore.

Administrata Tatimore konsideron Tatimpaguesit e Mëdhenj, si faktorë shumë të rëndësishëm në arritjen e objektivit të përbashkët për minimizim e evazionit fiskal. Për këtë arsye, bashkëpunimi për minimizimin e informalitetit kontribuon jo vetëm në instalimin e edukatës fiskale, por përkthehet automatikisht edhe në rritje të konsiderueshme të të ardhurave tatimore.

Faturat dhe kuponat tatimor duhet në çdo rast të pasqyrojnë detyrimin real për çdo shitblerje duke krijuar një zinxhir formal transaksionesh deri te konsumatori i fundit. Rishikimi i nivelit të pagave për punonjësit e këtij sektori është gjithashtu një kërkesë e drejtpërdrejtë për përfaqësuesit e bizneseve. Mosdeklarimi i pagave reale, jo vetëm cënon kontributet e të punësuarve por gjithashtu është një tregues që konfirmon të ardhura të padeklaruara për punëdhënësit e tyre.

Në takimin e zhvilluar me tatimpaguesit e mëdhenj pjesëmarrësit vlerësuan nismën e administratës tatimore duke parashtruar shqetësimet e tyre por edhe sugjerimet në përmirësim të kushteve aktuale të këtij sektori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.