☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,642 ▼ -0.2% ETH $2,152 ▲ +0.16% XRP $1.4448 ▼ -0.62% SOL $90.2800 ▲ +1.1%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet u kujtojnë bizneseve: paguani tatim fitimin, ose gjoba sa 15% e këstit

Një nga nenet e ligjit të supergjobave (procedurave tatimore), miratuar në tetor të vitit të kaluar dhe që nuk u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese ka filluar të zbatohet.

Tatimet u kanë kujtuar me email bizneseve që nëse nuk paguajnë kësteve e tatimit mbi fitimin dhe tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, që duhet të derdhen me këste tremujore, atëhere do të marrin gjobë që është sa 15% e vlerës së këstit.

Sipas njoftimit të tatimeve, “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15 për qind të shumës së këstit për t’u paguar. (Ndryshuar me Ligj Nr. 99/2015, datë 23.09.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 187, datë 28 tetor 2015, neni 114/1)).”

Më parë, bizneset nuk merrnin gjoba, në rast se nuk paguanin tatim fitimin, thjesht nuk merrnin dot vërtetim në tatime që kishin paguar detyrimet.

Ligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat  tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, miratuar në tetor 2015 vendoste gjoba dhe sanksione të rënda, në kuadër të fushatës që ndërmorën financat për luftën kundër informalitetit. Një pjesë e tyre u hodhën poshtë nga Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së Shoqatës së Tregtarëve. Kushtetuesja shfuqizoi përfundimisht gjoba prej 10 milionë lekësh për tregtarët e shumicës që shesin mallrat e pashoqëruara me faturë, si dhe gjobat 500 mijë lekë për moslëshim fature, mosdeklarimin e pagës reale, mosdeklarimin e punonjësve te biznesi i vogël. U shfuqizua gjithashtu dhe neni që ngarkonte me gjobë 100% të mallit të padeklaruar dhe rivlerësim të të ardhurave për 6 muaj, gjoba 500 mijë lekë nëse nuk afishon çmimet apo njoftimin se ke të drejtë të mos paguash nëse nuk merr faturë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.