Ekonomia

Tatimorët, komunikim elektronik me tatimpaguesit. Ulen kostot administrative.

tatim-1 Përmirësohet mënyra e komunikimit të administratës tatimore me tatimpaguesin duke i shtuar formës aktuale të komunikimit (vlerësimet, njoftimet, vendimet dhe komunikimet zyrtare) edhe komunikimin në rrugë elektronike.

Mesazhi elektronik do të konsiderohet një mënyrë zyrtare komunikimi dhe data e dërgimit të tij do të jetë data e marrjes së njoftimit. Ky ndryshim synon gjithashtu të thjeshtojë procedurat e komunikimit, gjë që ndikon në uljen e kostove administrative, si për tatimpaguesit duke u krijuar atyre më shumë lehtësi ashtu dhe për vetë administratën tatimore. Mënyra e re e komunikimit vjen e zyrtarizuar edhe përmes projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, që tashmë ka mbërritur në Kuvend.
Me propozimet e paraqitura në projektligj është reflektuar nevoja e ndryshimeve me qëllim që t’i hapet rrugë ligjore implementimit të sistemit të ri informatik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në përshtatje me praktikat më të mira të njohura gjerësisht. Saktësim i rëndësishëm në këtë propozim është që pezullimi i veprimtarisë në QKR për një tatimpagues konsiderohet automatikisht si kalim në regjistrin pasiv të tij. Aktualisht, një tatimpagues duhet të bëjë deklarim me shkrim pranë administratës tatimore për pezullim veprimtarie, duke marrë kështu kohë dhe kosto administrative dhe në padijeni të tatimpaguesist shpeshherë, situata e tyre rri në gjendje pezull në sistemin e IT.
Po ashtu p/ligji në nenin 2 propozon riformulimin e pikës 4, të nenit 40, “Regjistrimi i personave që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe jotregtare”, për të ndarë dhe saktësuar dy momente të regjistrimit të dy kategorive të tatimpaguesve. Për tatimpaguesit që kanë detyrimin të regjistrohen paraprakisht në QKR, ky regjistrim shërben njëkohësisht  si regjistrim në administratën tatimore, në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor, si dhe  në Inspektoratin te Punës dhe organeve doganore.
Në kategorinë e tatimpaguesve të tjerë që kanë detyrimin të regjistrohen direkt në administratën tatimore, përfshihen organizatat jofitimprurëse, përfaqësuesit tatimor, të vetëpunësuarit, si dhe kryefamiljari që punëson individë si punëtorë shtëpie..

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button