roze
Taylor Swift dhe Karlie Kloss, dy shoqe të pandashme
Taylor Swift dhe Karlie Kloss janë dy mikesha të pandashme. Raportet mes këngëtares dhe modeles ranë në sy në sfilatën e fundit të “Victoria’s Secret”, ku Swift ishte e ftuar.
Që atëherë shumë zëra kanë filluar të qarkullojnë në mediat e showbiz-it, që aludojnë se mes dy bjondeve ka diçka më shumë sesa miqësi.
Së fundmi, të dyja ato kanë pozuar për një set fotosh për revistën “Vogue”, duke u shfaqur të ngjitura faqe më faqe.