roze
Taylor Swift dhe tendenca drejt perfeksionit
Falë vokalit të saj fantastik dhe talentit për të shkruar këngë, ajo është bërë një nga gratë më të fuqishme të botës.
Dhe teksa vazhdon ngjitjen e shkallëve të karierës, Taylor Swift vendosi të konsolidojë statusin e saj prej ylli të showbizit përmes një stili të ri mode.
E prirur drejt perfeksionit, kantautorja 25-vjeçare u shfaq sensacionale teksa ekspozoi linjat e saj për kopertinën e revistës “NME”.
Në intervistën shoqëruese, Taylor foli edhe për vështirësitë që vijnë nga të qenurit figurë publike.
“Dal në lajme çdo ditë për një mori arsyesh dhe ndonjëherë më duket se, nëse lejon ankthin të të pushtojë, në një kohë kur të tjerët presin të bësh gafa, atëherë me siguri do ta bësh një të tillë”, tha Swift.