roze
Taylor Swift refuzon dy milionë dollarë për shoqen
Dy milionë dollarë do të përfitonte Taylor Swift nëse do të këndonte vetëm dy këngë në martesën e një miliarderi, ndërsa më pas do të qëndronte edhe gjysmë ore me çiftin dhe mysafirët, por kjo ofertë është refuzuar nga këngëtarja.
E vetmja arsye e refuzimit të kësaj oferte të majme në para nga Taylor, e cila ka arritur një pasuri prej 160 milionë paund, ishte pjesëmarrja e saj në pagëzimin e djalit të shoqes së saj, Jamie King, këtu ajo këndoi pa pagesë.
“Love Story”, “I Knew You Were Trouble” e “Red” ishin disa nga hitet që Taylor këndoi në ceremoni.