Ekonomia
Të ardhurat nga akciza gjatë 11-mujorit llogariten 37.932 milionë lekë
Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-nëntor 2014 llogariten 37.932 milionë lekë.
Sipas statistikave paraprake të treguesve fiskal të ministrisë së Financave, të ardhurat e mbledhura janë rreth 4.765 milionë lekë më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Gjatë vitit 2014 ministria e Financave planifikon të mbledhë rreth 44.520 milionë lekë të ardhura nga akciza.
Gjatë vitit 2013, akciza solli 17% të totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat, me një rritje me një pikë përqindje, në raport me një vit më parë.
Mallrat kryesore me akcizë në Republikën e Shqipërisë, jane cigaret, duhani me të dredhur, pijet alkoolike dhe birra. Ndërkohë, në vitin 2015 do të ketë rritje tjetër të akcizës për cigaret.