Ekonomia

Të ardhurat nga fondet speciale realizohen 110 % gjatë 2014

Të ardhurat nga fondet speciale llogariten të kenë arritur në 69.940 milionë lekë gjatë vitit 2014, ndërsa planifikohej të mblidheshin 63.548 milionë lekë.

Calculating Economic Damages GraphicSipas treguesve fiskal paraprak të publikuar nga ministria e Financave, të ardhurat nga ky zë u realizuan në masën 110 %, me një tejkalim të planit prej rreth 6.392 milionë lekësh. Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat që vijnë nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të ardhurat për kompensimin e pronarëve. Këto të ardhura kanë qene në rritje të vazhdueshme. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore arritën në 61.426 milionë lekë, të ardhurat nga sigurimet shëndetësore në 8.319 milionë lekë, ndërsa të ardhurat nga fondit i kompensimit të pronarëve llogariten 100 milionë lekë. Të ardhurat nga fondet speciale gjatë vitit 2013 llogariten 60.032 milionë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button