☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.11%
DOW 53,927 ▼0.09%
NASDAQ 26,509 ▼0.36%
NAFTA 83.06 ▲1.13%
ARI 4,440 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,638 ▼ -0.63% ETH $1,866 ▼ -0.36% XRP $1.0065 ▼ -1.35% SOL $75.0500 ▼ -0.86%
S&P 500 7,745 ▼0.11 % DOW 53,927 ▼0.09 % NASDAQ 26,509 ▼0.36 % NAFTA 83.06 ▲1.13 % ARI 4,440 ▲0.47 % S&P 500 7,745 ▼0.11 % DOW 53,927 ▼0.09 % NASDAQ 26,509 ▼0.36 % NAFTA 83.06 ▲1.13 % ARI 4,440 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime

Kosova po përmendet si destinacion i mundshëm për të burgosurit e huaj nga Britania, pas propozimit të liderit të Reform UK, Nigel Farage, që të dënuarit të vuajnë dënimet jashtë vendit.

Propozimi ka nxitur reagime edhe në Kosovë, ku njohës të sigurisë dhe të drejtave të njeriut vlerësojnë se transferimi i të dënuarve të huaj mund të ketë pasoja për vendin dhe imazhin ndërkombëtar.

Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në një prononcim për Radio Dukagjinin, ka shprehur shqetësimin se Kosova mund të shndërrohet në strehë për të dënuarit nga shtetet evropiane.

“Kosova po bëhet atraksion që kriminelët më të rrezikshëm, që nuk i mban asnjë shtet në Evropë, të vijnë këtu. Në anën tjetër, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një detyrim i hapur që u bëhet të burgosurve të Kosovës, të cilët kanë sjellje shumë më të mirë sesa ata që do të vijnë këtu, qoftë nga Danimarka apo nga shtetet tjera. As Danimarka, as Anglia e as ndonjë shtet tjetër nuk i sjell në Kosovë shtetasit e vet”, ka thënë Shala për Radio Dukagjinin.

Edhe njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi, vlerëson se ofrimi i kapaciteteve të burgjeve të Kosovës për të dënuarit e vendeve evropiane mund të sjellë pasoja.

“Ndikon jo mirë. Nuk është diçka që na shënohet si pozitive në forume ndërkombëtare. Mund të jetë pozitive për ne brenda nesh, si një akt përfitimi material”, ka deklaruar Kajtazi për Radio Dukagjinin.

Kosova tashmë ka një marrëveshje me Danimarkën për transferimin e të burgosurve për vuajtjen e dënimit. Të burgosurit e parë danezë pritet të mbërrijnë në Kosovë në fillim të vitit 2027.

Propozimi i Farage vjen në një kohë kur në Britani po diskutohet mundësia që një pjesë e të burgosurve të huaj të vuajnë dënimet jashtë territorit britanik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.