☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.92 ▲4.3%
ARI 4,348 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,359 ▲ +3.07% ETH $2,135 ▲ +3.77% XRP $1.4080 ▲ +1.6% SOL $90.2300 ▲ +4.23%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.92 ▲4.3 % ARI 4,348 ▼1.35 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.92 ▲4.3 % ARI 4,348 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Të dhënat/ Depozitat bankare, interesat në nivelin zero

Rënia e interesave në tregun bankar shqiptar është thelluar më shumë gjatë muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në muajin maj interesi mesatar i depozitave në lekë zbriti në minimumin e ri historik prej 0.8%.

Ndërkohë, depozitat në euro, prej më shumë se një viti po qëndrojnë në kufijtë e zeros dhe në tre muajt e fundit interesi mesatar i tyre ka qenë 0.2%. Madje, banka të veçanta, nuk pranojnë depozita të reja me afat në euro, por vetëm llogari rrjedhëse me komision mujor mirëmbajtje, çka bën që efektivisht norma e interesit të jetë negative.

Interesat e ulëta të depozitave janë rrjedhojë e politikave monetare nxitëse, por edhe e gjendjes shumë likuide të tregut financiar, për shkak të dobësisë së kreditimit dhe mungesës së alternativave të tjera të investimit financiar. Në rastin e euros, trysnia është më e lartë për shkak të interesave negative mbi depozitat që aplikon Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Shqipërisë.

Normat e ulëta të interesit e kanë ulur në minimum interesin për të kursyer, çka e përmbush qëllimin e politikës monetare. Njëkohësisht, ulja e interesit të depozitave ka ndihmuar edhe në uljen e çmimit të kredisë, që gjithashtu ndodhet në nivelet më të ulët historikë. Për lekun, interesi mesatar i kredive të reja ka zbritur në 7.3%, ndërsa për euron në 4.2%.

Kjo nuk ka rezultuar e mjaftueshme për t’i dhënë shtysë rritjes sasiore të kredisë për ekonominë, megjithatë është fakt se bizneset dhe individët sot mund të sigurojnë financim më lirë se kurrë më parë. Kjo e ka bërë mjaft tërheqëse kredinë, sidomos në segmentin e konsumatore, që paraqitet në rritje të ndjeshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.