Maqedonia
Të dielën mblidhet kuvendi i Maqedonisë, do të diskutohet për vërshimet
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski në marrëveshje me bashkërenduesit e grupeve parlamentare, ka vendosur që më 14 gusht të mbahet seancë e posaçme parlamentare për gjendjen e krijuar pas përmbytjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni
Pritet që deri në seancën parlamentare, qeveria të përgatitë një raport informues, për të informuar kuvendin për gjendjen në teren dhe për masat e ndërmarra në drejtim të sanimit të dëmeve.