🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,500 ▲2.47%
DOW 46,216 ▲2.21%
NASDAQ 21,495 ▲3.37%
NAFTA 102.43 ▼0.44%
ARI 4,686 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,705 ▲ +1.39% ETH $2,105 ▲ +3.25% XRP $1.3354 ▲ +0.3% SOL $82.7400 ▼ -0.51%
S&P 500 6,500 ▲2.47 % DOW 46,216 ▲2.21 % NASDAQ 21,495 ▲3.37 % NAFTA 102.43 ▼0.44 % ARI 4,686 ▲2.81 % S&P 500 6,500 ▲2.47 % DOW 46,216 ▲2.21 % NASDAQ 21,495 ▲3.37 % NAFTA 102.43 ▼0.44 % ARI 4,686 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Opinion

Të ditur që nuk dinë të mendojnë!

Nga IRENA BEQIRAJ

Në pikat e kthesës në jetë, për dreq, nuk gjen asnjë tabelë treguese. Asnjë tabelë, që të tregon se ku për të kënaqur ambicjen mund të të duhet të shesësh lirinë. Asnjë tabelë, që të tregon se sa gjatë mund të ecësh me hapa të vegjël. Asnjë tabelë, që të tregon se kur për shkak të krenarisë, pa dashur ke mbyllur mendjen . Asnjë tabelë që të tregon se si të ringrihesh pas një dështimi të hidhur . Asnje tabelë, ku thjeshtë shkruhet, që edhe gabimi është pjesë e lirisë, mos u trishto!

Këto tabela treguese çdo njëri i shkruan brenda vetes duke mësuar artin e të menduarit .
Fatkeqësisht çdo ditë e më shumë aftësia për të menduar ngatërrohet me aftësitë njohëse ose me diturinë. Ndaj kjo botë është e mbushur me njerëz jashtëzakonisht të ditur apo jashtëzakonisht racionalë, por që shpeshherë shfaqen indiferent ndaj të vërtetës, mohojnë gabimet e tyre, janë paragjykues, arrogantë, apo lehtësisht të dekurajueshëm, frikacakë, shpërfillës, narcisistë, të përdorshëm dhe të prirur ndaj çdo lloj teprimi. Pra thjesht, që janë të paaftë për të menduar .
Arti i të menduarit është i vështirë sepse përtej aftësive njohëse ai kërkon një dimension themelor moral, edhe zotërimin e kuriozitetit si vyrtyt qëndror intelektual.
Edhe është pikërisht ndryshimi midis aftësive njohëse edhe artit të të menduarit që formëson ndryshimin midis arsimimit dhe edukimit.
Arsimohemi kur mësojmë si të përdorim faktet, logjikën, mjetet sasiore etj, kur përsosim qartësinë tonë analitike. Ndërsa edukohemi kur mësojmë si të mendojmë, aftësi që e fitojmë vetëm kur përvetësojmë virtyte intelektuale edhe morale.
Në shekullin e Inteligjencës Artificiale, rrezikojmë “të përmbytemi nga “të diturit” që nuk dinë më si të mendojnë. Por për më keq, sot as prindërit, as mësuesit e shkollave fillore e të mesme, e as profesorët e universitetit, për më pak mediat nuk janë më të gatshëm për t’u mësuar të rinjve tanë guximin, përulësinë, dashurinë për të vërtetën, apo ndonjë virtyt tjetër që nevojitet për të menduar.
Këto mësues janë zhdukur tanimë !
Ndaj një ditë para urimeve për mësuesit, duhet të reflektojmë por mbi të gjitha të pranojmë se të gjithë në heshtje kemi vendosur të përballemi me sfidën më të lehtë …. të përpiqemi të arsimojmë edhe jo të edukojmë .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.