Politika

Të gjithë kumarxhinjtë do të regjistrohen nga shteti

Licencat e kazinosë 1 miliardë lekë, e basteve 200 milionë lekë

Nga Artemisa Hoxha

kazino_1Qeveria ndryshon ligjin e Lojërave të Fatit, duke përcaktuar tarifat për të gjitha kategoritë e basteve, kazinove, bingove televizive apo dhe lotarive kombëtare. Qeveria në relacionin e draftit të depozituar në Kuvend shprehet se arsyet se pse po ndërmerr ndryshimet ligjore janë: krijimi i një sistemi të ri taksimi dhe mbrojtja e lojtarëve. Ndërsa një vëmendje do t’i kushtohet zhvillimit të këtij biznesi në zonat turistike, duke dhënë licenca në formën e resort-kazinove. “Duke marrë në konsideratë situatën aktuale në Shqipëri, përmasat që ka

marrë kjo industri dhe pasojat që ajo sjell, reformimi i kuadrit ligjor në fushën e lojërave të fatit u konsiderua si domosdoshmëri për këto shkaqe: informalitetit të lartë të evidentuar në këtë industri; evazionit fiskal; pasojave sociale negative te kategoritë e prekura dhe qytetarët; moszbatimi i kuadrit ligjor nga subjektet dhe organet shtetërore; përafrimi i legjislacionit të lojërave të fatit me praktikat më të mira në këtë fushë. I gjithë projektligji është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave për luftën kundër evazionit fiskal dhe informalitetit”, thuhet në relacionin e draftit.

Tarifat

Afati i licencimit për të gjitha këto kategori do të jetë 10-vjeçar. “Baste sportive dhe baste për garat në pistë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është: 200.000.000 lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur deri në 500 adresa sekondare në total; “Bingo televizive”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 40.000.000 lekë; “Kazino”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1.000.000.000 lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur vetëm 1 sallë në total. Kazino të vendosura në hotelet me pesë yje, për të gjithë periudhën e licencimit, është 70.000.000) lekë; “Resort kazino” përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. “Lotaria Kombëtare”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1.000.000.000 lekë dhe “Lojëra elektronike në distancë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 200.000. 000 lekë”, thuhet në nenin 19 të draftit.

Regjistrat

Kush luan në kazino do t’i regjistrohen të dhënat identifikuese, do të ruhen deri në tre vjet. Sipas draftit, organizatori merr masa të ndalojë për të luajtur në mjediset e lojërave të fatit një person, për të cilin ka një kërkesë me shkrim prej vetë lojtarit apo prej të paktën një prej familjarëve të tij, ku kërkohet moslejimi i këtij personi për të hyrë në mjediset e lojërave të fatit. Kërkesa duhet të depozitohet pranë AMLF-së. AMLF duhet të mbajë një regjistër të personave, për të cilët është kërkuar të mos lejohen për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit. Gjithashtu ndalohen ndërtimi apo blerja, marrja dhe dhënia me qira apo huapërdorje e mjediseve, me fushë veprimtarie lojëra fati, të ekspozuara pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve të arsimit të lartë. Distancat ndërmjet subjekteve të lojërave të fatit nga institucionet e parashikuara

duhet të jenë jo më pak se 200 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet. Distancat të llogariten ndërmjet ekstremiteteve më të afërta të dy objekteve. Mënyra e përllogaritjes së distancave sipas kësaj pike përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave. Ndërsa inspektorët e Autoritetit Mbikëqyrës së Lojërave të Fatit do të jetë i pajisur me armë zjarri.

Taksimi

Qeveria në relacionin e saj përcakton se si ndryshim i rëndësishëm është krijimi i një skeme të re taksimi mbi lojërat e fatit. Deri më sot taksimi i shoqërive bazohej kryesisht në taksimin fiks për çdo sallë/NIPT sekondar/makinë elektronike. Me propozimin e ligjit, nëpërmjet zbatimit të monitorimit on-line të subjekteve, do realizohet një skemë e re taksimi, e cila konsiderohet një mënyrë e drejtë taksimi mbi bazën e asaj që fitohet nga ky sektor. “Veprimtaritë e lojërave të fatit që tatohen sipas dispozitave të këtij ligji, përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar; Detyrimet tatimore për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit janë 25% nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit, përveç rasteve të parashikuara ndryshe me ligj të veçantë;

  • Organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) 3% nga të ardhurat bruto nga loja; Organizatorët e basteve sportive dhe të basteve për garat në pistë, brenda 31 marsit të vitit pasardhës, derdhin në llogari të ministrisë përgjegjëse për sportin shumën prej 0.2 % të xhiros vjetore; Organizatorët e kazinove, kazinove në hotelet me 5 yje dhe resort-kazinove, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, derdhin në llogari të ministrisë përgjegjëse për turizmin, shumën prej 0.2% të xhiros vjetore”, thuhet në relacionin e draftit të qeverisë.

Tabela me tarifat e licencimit

  1. Afati i licencimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit është 10 vjet.
  2. Afati i licencës fillon që nga data e lëshimit të saj.
  3. Tarifa e licencimit për kategoritë:
  4. a) “Baste sportive dhe baste për garat në pistë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është: 200.000.000 lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur deri në 500 adresa sekondare në total.
  5. b) “Bingo televizive”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 40 000 000 lekë;
  6. c) “Kazino”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1 000 000 000 lekë. Në këtë tarifë është përfshirë e drejta për të hapur vetëm 1 sallë në total.

ç) “Kazino të vendosura në hotelet me pesë yje”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 70 000 000 lekë;

  1. d) “Resort-kazino” përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
  2. dh) “Lotaria Kombëtare”, për të gjithë periudhën e licencimit, duke filluar nga 1.000.000.000 lekë.

e) “Lojëra elektronike në distancë”, për të gjithë periudhën e licencimit, është 200.000.000 lekë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button