☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,774 ▲2.38%
DOW 47,808 ▲2.63%
NASDAQ 22,648 ▲2.86%
NAFTA 94.91 ▼15.97%
ARI 4,783 ▲2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,351 ▲ +4.7% ETH $2,217 ▲ +6.64% XRP $1.3569 ▲ +4.6% SOL $83.3400 ▲ +5.84%
S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 % S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Të liruarit e Guantanamos sërish shfaqen në fushën e betejës

Dy persona të tjerë të liruar nga burgu amerikan i Guantanamos i janë bashkuar grupeve militante në gjashtë muajt e parë të 2016-s.

Sipas qeverisë amerikane, të paktën 9 persona të liruar nga burgu famëkeq në gjirin Guantanamo në Kubë kanë përfunduar në fushën e betejës qëkur presidenti Barack Obama mori detyrën në vitin 2009.

Sipas raportit të zyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare, gjatë administratës së presidentit George Bush u liruan më shumë të burgosur nga Guantanamo dhe rrjedhimisht numri i atyre që rrokën armët me grupet militante ishte më i madh.

Gjatë presidencës Bush u liruan 532 persona nga Guntanamo dhe 113 prej tyre u morën me aktivitete militante. Në total, gjatë administratës Obama janë liruar 161 të burgosur nga Guantanamo dhe vetëm 9 prej tyre i janë bashkuar grupeve militante.

SHBA hapi burgun në Guantanamos në 2002, vitin pas sulmeve të në Nju Jork, për të ndaluar ata që cilësoheshin si të dyshuar për terrorizëm. Shumica e të burgosurve aty janë mbajtur pa asnjë akuzë për më shumë se një dekadë dhe kjo solli kritika nga e gjithë bota.

Obama shpresonte që ta mbyllte burgun gjatë vitit të tij të parë në detyrë, por kjo zor se do të ndodhë edhe tani që ai po e mbaron mandatin e tij të dytë dhe të fundit. Planet e tij për mbylljen e burgut të Guantanamos janë kundërshtuar nga republikanët, por edhe nga disa demokratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.