Të mbetur në kampet e Sirisë, Trump: Fola me Evropën, por nuk pranuan t’i merrnin mbrapsht
“Kam folur me Evropën për këtë. Mendoj se duhet të na kishin ndihmuar me ISIS-in sepse shumë prej tyre (xhihadistëve) u larguan nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe shtete të ndryshme. Këto shtete duhet të na kishin ndihmuar sepse nëse ata do të lirohen, çka ne do e bëjmë, por nëse ata lirohen, do të duan të kthehen pas në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe në të gjitha ato shtete që nuk po na ndihmojnë. Unë u dhashë mundësinë: Doni t’i merreni mbrapsht? Dhe në mënyrë inteligjente ata thanë “jo, faleminderit”. Por kjo nuk është e drejtë”, u shpreh Trump.
Ndërkohë, në kampet e Sirisë, siç është edhe ai Al Hol, ndodhen edhe shumë shqiptarë, kryesisht gra dhe fëmijë. Edhe pse disa shtete në Evropë, siç është rasti i Kosovës, i kanë riatdhesuar me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria nuk ka arritur ende të realizojë një operacion të tillë.