🌫️
Tiranë 18°C · Mjegull 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.39 ▲1.33%
ARI 4,519 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,818 ▼ -4.76% ETH $1,908 ▼ -4.44% XRP $1.2293 ▼ -5.07% SOL $75.8000 ▼ -6.29%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kronika

Të pathënat e një gjyqi/ Gledis Nano në një përballje tjetër me Ramën

Përballja e Gledis Nanos me kryeministrin Edi Rama duket se nuk ka mbaruar me shkarkimin nga kreu i Policisë së Shtetit në ditët e fundit të gushtit 2022. Lapsi.al mëson se në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë. Siç tregon burimi ynë pranë kësaj gjykate, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi, përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.

Do të ishte naive po qe se Gledis Nano do të pretendonte rikthimin në detyrë. Por nuk besojmë se është ky objektivi i tij. Ai vetëm sa kërkon të zhbëjë juridikisht vendimin e beftë të qeverisë për ta shkarkuar. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prish punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të qeverisë do t’i hapë rrugë më pas edhe ngritjes së pretendimeve të tjera nga Nano, pse jo për dëmshpërblim financiar.

Gjyqtari i çështjes, tregon burimi për Lapsi.al, ka administruar pothuajse një pjesë të madhe të dokumentacionit që i duhet për këtë proces. Jo vetëm vendimin e shkarkimit, i cili është i aksesueshëm publikisht, por edhe relacionin shoqërues të përgatitur enkas për të kopsitur ligjërisht shkarkimin e Gledis Nanos. Burimi ynë shton më tej se janë zhvilluar dhe seancat e para të procesit fundi i të cilit nuk dihet si do të rrjedhë.

Qoftë edhe formalisht për vijimin e karrierës së tij, mbase jo më kurrë në Policinë e Shtetit, por në një drejtim tjetër, një vendim qeverie me “shkarkim nga detyra” duket se nuk e ndihmon Gledis Nanon për t’u rikthyer ndonjëherë në strukturat shtetërore. Për këtë ai ka nisur në gjykatë një betejë me Edi Ramën ndërkohë që vijon edhe studimet master në Fakultetin e Drejtësisë në një program të posaçëm të mbështetur nga OSBE.

Shkarkimi i Gledis Nanos erdhi asokohe pasi ai kishte refuzuar largimin e negociuar me dorëheqje nga Policia e Shtetit. I orientuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila e kishte mbështetur vijimësisht Gledis Nanon, ai bëri rezistencë përballë Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm. Rama pranoi më vonë se ia kishte kërkuar dorëheqjen Nanos, por sipas tij ai ia drodhi fjalën.

Më pas erdhi shkarkimi që la pas shumë pikëpyetje dhe enigma. Gjerësisht u përhap narrativa se Gledis Nano u shkarkua sepse ishte një drejtor i Policisë së Shtetit që pëshpëriste më shumë se ç’duhej në veshët e ambasadave dhe kjo i prishte punë regjimit të Tiranës. Pikërisht për këtë arsye ai u shkarkua dhe do të mbahet mend si drejtori më jetëshkurtër në krye të Polcisë së Shtetit. Drejtori më jetëshkurtër dhe pa ndonjë shkëlqim të madh në detyrë, si në fakt të gjithë drejtorët e tjerë që Rama ka çuar në Policinë e Shtetit përgjatë këtyre 10 viteve./LAPSI/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.