☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,763 ▲ +1.62% ETH $2,110 ▲ +1.68% XRP $1.4188 ▲ +2.07% SOL $88.6000 ▲ +1.9%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Opinion

Te radha e qumështit

Nga AGIM XHAFKA

Këto partitë e reja, që sa herë u kërkohet të bëhen bashkë thonë nuk afrohemi te Berisha, më sjellin ndër mend një episod nga jeta. Atëherë kur rrinim në radhë për një shishe qumësht.

Ngjitur me ne, thuajse çdo natë vinte dhe Berti, një fqinji im. Që në 3 të mëngjesit. E ndërsa prisnim makinën që do sillte furnizimin bënim dhe muhabete të përgjithshme. Për të shtyrë kohën.

Një ditë, sapo feksi mëngjesi, më tha:

-Unë nuk e pi fare qumështin, as kosin nuk e dua.

-Vërtet? Pse kështu? Mua më shijon shumë, -i thashë.

Ai heshti një çast e tha:

-Do kem alergji siç duket se pas gllënjkës së parë më mbushet trupi me pulla të kuqe.

Më erdhi keq, por dhe m’u duk çudi se sërish ai çdo nate rrinte aty, ngujuar te radha e bulmetores.

-Po në se nuk e pi, pse vjen dhe e ble? -e pyeta.

-Se duhet të ushqej fëmijët. Atyre u duhet. Nuk mendoj për veten, -më tha shpejt e shpejt.

Kështu dhe partitë e reja. Nga që kanë ‘alergji’ prej Berishës lenë pa ‘qumësht’ gjithë Shqipërinë.

Në se ai ju zë hisen e diellit atëherë mendoni që Berisha ka votues thuajse gjysmën e popullit që shkon te kutia. Edhe në ditët me vjedhjet më të mëdha Berisha ‘rrëmben’ mbi 500 mijë vota.

Andaj o partiçka, që mos ngeleni -içka, -içka, mendoni për vendin. Mos shihni veç hallin e interesat tuaja, mos rrini të frikësuar pas ‘alergjisë’. Bashkohuni, krijoni një front të madh se populli do ‘qumësht’. Ai është fëmija juaj. Duhet ‘ushqyer’ që të rritet…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.