🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,197 ▼ -0.46% ETH $2,382 ▼ -1.87% XRP $1.2795 ▼ -1.76% SOL $102.4100 ▼ -1.82%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Opinion

Të rinj, pa përkatësi politike dhe të dhunshëm, kush janë protestuesit e përfshirë në përplasjet në Milano

Protesta kundër rritjes së kostos së jetesës, çmimeve të karburanteve, pagave të ulëta dhe mungesës së shërbimeve për qytetarët u kthye në kaos në Milano, ku qindra të rinj u përplasën me policinë në zonën e Piazza Duomo. Bëhet fjalë kryesisht për të rinj shumë të vegjël në moshë, mes tyre edhe të mitur, shumë prej të cilëve nuk kishin marrë pjesë më parë në protesta.

Ndryshe nga tubimet e organizuara më herët në qytete të tjera të Lombardisë, të cilat kishin tërhequr pak pjesëmarrës, në Milano situata u përshkallëzua me shpejtësi. Sipas raportimit, qindra të rinj pa lidhje të qarta me lëvizjet politike të së majtës apo të së djathtës, iu bashkuan trazirave pasi nisën incidentet me policinë.

Të rinjtë, shumë prej të cilëve kishin mbuluar fytyrat me kapuçë dhe shall, përmbysën tavolina, karrige dhe kosha mbeturinash, ndërsa përdorën barriera të kantierëve dhe gurë të shtruar në rrugë për të sulmuar forcat e rendit. Në përleshje u përdorën gjithashtu tymuese dhe bomba artizanale, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, përfshirë edhe me gaz lotsjellës.

Artikulli thekson se një pjesë e të rinjve u mobilizuan përmes rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-ut, ku pamjet e protestave të zhvilluara në ditët e mëparshme në Francë dhe në vende të tjera të Europës shërbyen si pikë referimi. Shumë prej tyre filmonin përplasjet me telefonat e tyre, duke publikuar pamjet në internet.

Mes protestuesve kishte edhe të rinj të gjeneratës së dytë, si dhe pjesëmarrës të ardhur nga zona të ndryshme të Lombardisë, përfshirë Varezen dhe periferinë e Milanos. Në fillim të tubimit u panë flamuj italianë dhe disa flamuj të vendeve të origjinës së pjesëmarrësve, mes tyre edhe flamuri shqiptar.

Sipas gazetarit, disa përfaqësues të kolektiveve studentore ishin të pranishëm në fillim të protestës, por u distancuan pasi tubimi u shndërrua në përplasje të dhunshme. Ata kundërshtuan shndërrimin e një proteste me kërkesa sociale në atë që artikulli e përshkruan si një përshkallëzim të pakontrolluar të dhunës.

Raportimi i Corriere della Sera i krahason këto skena me trazirat e fundit në Francë (por kujtojmë që skenari përngjan edhe me protestat në Shqipëri), duke vënë në dukje se zemërimi social, mobilizimi në rrjetet sociale dhe mungesa e një drejtimi të qartë organizativ ishin elemente të përbashkëta. Megjithatë, artikulli nuk i identifikon të gjithë pjesëmarrësit si pjesë të një grupi të vetëm dhe as nuk provon se të gjithë kishin të njëjtat motive./Corriere Della Sera

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.