Të shtëna në një koncert në Kaliforni, 9 të plagosur, njëri në gjendje kritike
Sulmi ndodhi të shtunën në mbrëmje në Strathmore të qarkut Tulare; policia dyshon për lidhje me bandat, asnjë arrestim
Nëntë persona u qëlluan me armë zjarri në një koncert në Kaliforninë qendrore, ku njëri prej tyre mbeti në gjendje kritike me një plagë në gjoks, njoftoi të dielën sherifi lokal, sipas Associated Press.
Të shtënat shpërthyen rreth orës 19:30 të së shtunës në një koncert me rreth 150 të pranishëm në Strathmore, një qytezë e vogël në qarkun Tulare, një rajon malor në qendër të shtetit, tha departamenti i sherifit në një deklaratë. Një numër i papërcaktuar të dyshuarish hapën zjarr ndaj turmës. Nuk u njoftua asnjë arrestim.
Një 26-vjeçar u godit në gjoks dhe iu nënshtrua një operacioni; ai mbetet në gjendje kritike, tha departamenti i sherifit. Dy viktima të tjera, të moshës 19 dhe 22 vjeç, gjithashtu iu nënshtruan operacionit, ndërsa gjashtë persona pësuan lëndime të lehta.
Autoritetet thanë se besojnë që të shtënat «mund të lidhen me bandat», pa dhënë hollësi të tjera. Koncerti në qytezën me rreth 3,000 banorë kishte interpretues nga shtete fqinje, tha departamenti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.