Teatri Ballkanik zbret në Ibë
“Balkan teatër Tirana fest” quhet festivali i teatrit, që do të bëjë bashkë trupa teatrore nga vende të ndryshme ballkanike, nga data 29 gusht deri më 4 shtator në Teatër Kame në Ibë. Festivali i konceptuar dhe si një takim midis fqinjësh, do të jetë rasti për njohjen jo vetëm me teatrin e vendeve ballkanike përkatëse, si urë lidhëse, por edhe kulinarisë, muzikës dhe shpirtit të përbashkët ballkanik. Festivali do të nisë me komedinë e Erion Kamës, “Një jetë me ty” ku interpretojnë aktorët Romir Zalla,Suela Bako dhe Vilma Hodo. Në qendër të komedisë është historia e një çifti të sapomartuar. Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por ata e tregojnë ndryshe nga nga njëri tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese. Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes…Më 30 gusht është teatri Bullgar që ngjitet në skenë. “Të gjithë mbi tavolinë” vepra e teatrit “Lyubomir Kabakchiev”, shkruar nga Charles Bukowski, dhe regji të Ana Batena do të sjellë interpretimin e aktorit Vasil Duev. Është historia e Henry Chinaskit i cili qëndron prapa arkivolit të babait të tij të vdekur, e nuk e di se nata e gjatë e rrëfimit po vjen.Rrëfimi i cili do të bëhet për krijimin e një vetë-vlerësim të jetës së tij personale. Vetë-vlerësimi i një të vdekuri të gjallë, i cili është në kërkim të vetvetes. Por çfarë është ajo gjë që do ta ngjallë personalitetin njerëzor te Henry? Atë njeri i cili ka ndjekur ëndrrat e tij para se të përthithej nga “SISTEMI”, i cili dikton rregulla tjera? Dhe, a është i mundur zgjimi kur ju me lehtësi keni heqë dorë nga jeta? Më 31 gusht në skenë do të ngjitet teatri maqedonas me “Zonjushë Xhulia”. Teatri Fabrika e Shkupit do të sjellë pjesë e shkruar nga August Strindberg dhe Regji të Xhorxhi Rizeski nën interpretimin e Mia Kantarexhieva , Teoman Maksut, Emine Hallill. Në qëndër të veprës është historia e vajzës së kontit Julie, i cili është në humor për qejf dhe flirtime…Më 1 shtator në skenë do të ngjitet teatri Tuzëll i Bosnjës. Dragan Tesic vjen si aktor, regjisor por edhe aktor i pjesës për të bërë një rrëfim mbi një varg temash të njohur në politikë, ekonomi, marrëdhëniet njerëzore, ndikimet e pushtetit, dhe përshkruan pozicionin e një njeriu të vogël në kuadër të këtyre ndryshimeve të shoqërisë. Autori gjithashtu thekson të gjitha gjërat që BIH ka të përbashkëta me vendet e tjera të Ballkanit me një histori rreth barinjve dhe deleve, me shakat në llogari të vet, përmes tregimeve te ndihmës humanitare gjatë luftës, dhe se si ju mund të ndaheni me BiH, por për të gjithë jashtë saj, është vetëm një qytetar i Bosnjës dhe Hercegovinës. Më 2 shtator në skenë do të ngjitet teatri i Kosovës me pjesën “Për të vërtetën”, me autor Haqif Mulliqin dhe regji të Agron Gërgurit nën interpretimin e aktorëve Ismet Azemi, Sindi Çitaku, Tringa Hasani, Muhamet Zeka. Drama “Për të vërtetën” ka katër personazhe : Gjoni, Kristina jetojnë ndërsa Andronika ka vdekur ndërsa Arti është ide – projeksion i Gjonit. Gjoni dhe Kristina veprojnë në kohën aktive të shfaqjes. Gjatë shqyrtimit të jetës në një pension pleqsh Gjoni dhe Kristina mundohen ta ri gjejnë veten atje ku kanë munguar. Në dashuri. Në betejë me kohen mundohen ta kapin fijen e këputur të dashurisë. Marrëdhënia e tyre krijon dilemën a duhen Gjoni e Kristina me të vërtetë apo vetëm duan t`i japin një dimension tjetër dashurisë, duke e endur në kohë psikologjike sepse koha reale ka ikur tashmë. Kjo dilemë i jep tension dramatik pritjes me plotë dyshime për të nesërmen, ngase në të djeshmen e Gjonit është Andronika e cila vije si fiksion për të krijuar trekëndëshin e grua – burrë – grua i cili shkon përtej reales, por zbërthen një natyrë njerëzore e cila është e pashtershme… Më 3 shtator është radha e teatrit rumun, me pjesën “Gruaja si …fushëbetejë” e kompanisë teatrore “Teatru Acum”. Nën regjinë e Laszlo Vadas vepra vjen nën interpretimin e Dana Bonţidean, Ionuţ Constnatinescu .Autori i dramës “Trupi i gruas si fushëbeteje”, Matei Visniec, në një prononcim të tijin në qershor të vitit 2014, thotë se këtë pjesë e shkroi në vitin 1996 “, i ndikuar me atë që ka ndodhur në ish-Jugosllavi, ku mijëra gra janë përdhunuar në kontekstin e luftës. Por, drama e grave të dhunuara në fushëbetejat e planetit, për fat të keq, po përsëritet në çdo zjarr të madh, çdo luftë etnike. Ngaqë janë këta ushtarë të pashpirt dhe të poshtër të cilët e luftojnë kundërshtarin e tyre me goditje të ulëta. Për shkak se për shumicën e njerëzve pikë e ndjeshme individuale janë shpesh familja, gruaja, nëna, motra dhe fëmijët. Ose, shpesh, përdhunimi ishte një strategji ushtarake, të paktën e tillë ishte në luftën etnike në Bosnje, për të cilën kam njohuri nga informatat e përcjella në ato vite në Radio France Internacionale …” thotë Matei Visniec. Më 4 shtator në skenë do të ngjitet teatri grek. “Kaçaku” vjen me autor Dhimitris Maniatis dhe regji të Stamatis Kraunakis ndërsa aktor Paskalis Tsaruchas. Në një hapësirë të papërcaktuar kohore, “Kaçaku” shfaqet si një personazh i jashtëligjshëm, kontradiktor dhe i shumanshëm. Me një fjalor që buron nga toka ku është rritur shpreh dashurinë, urrejtjen, zilinë dhe gjëmën! Një figurë e përflakur që na tregon historinë e saj, variantin e vetë mbi Historinë. Një mohues i rendit që u dënua nga njerëzit sepse zgjodhi lirinë pa kufij.
Juria e “Balkan Teater Tirana Fest !”
President : Bujar Kapexhiu : Regisor
Sesilia Plasari : Dramaturge
Arjan Cani : Gazetar
Olta Gixhari : aktore