☁️
Tiranë 11°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,356 ▼ -2.83% ETH $2,211 ▼ -3.82% XRP $1.3372 ▼ -1.89% SOL $82.7400 ▼ -3.02%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Tejkalimi i ndotjes, Renault tërheqë mijëra makina

Kolosi francez Renault, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për ndotjen e shkaktuar nga makinat e tij, bëri me dije se po tërheq nga tregu 15.000 automjete. Ky vendim u mor pasi testet treguan se ndotja e shkaktuar nga disa prej makinave të kësaj kompanie ishte shumë e lartë.

Javën e shkuar, tre prej impinateve të Renault u kontrolluan nga hetuesit francezë. Kontrolli bëri që Renault të humbte miliarda në bursa, pasi u rritën dyshimet se mund të bëhej fjalë për një tjetër skandal si ai i Volkswagen.

Renault, ndërkohë, ka premtuar se po harton një plan teknik për të ulur nivelin e ndotjes nga makinat e saj. Ministrja franceze e Ekologjisë, Segolene Royal tha se Renault nuk ishte e vetmja kompani në Francë që kishte shkelur rregullat për nivelin e dioksidit të karbonit dhe azotit, por ajo nuk përmendi emra të tjerë.

Sipas Royal, testet e ndotjes tek makinat nuk duhen bërë në impiantet e kompanive, por në rrugë, në kushte reale të përdorimit të makinës. Royal konfirmoi tërheqjen e 15.000 makinave nga Renault që ka premtuar se do të riparojë sistemin e filtrimit të tyre.

Në të njëjtin kuadër, edhe drejtori i shitjeve në kompaniën Renault, Thierry Koskas tha se po punohet për të zgjidhur problemin. I pyetur pse rezultatet e testeve të bëra në frabrika ndryshojnë nga to në rrugë, Koskas tha se Renault nuk ka gjënyer dhe se nuk ka përdorur programe kompjuterike apo metoda të tjera për të nxjerrë rezultatet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.