☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.84 ▼1.78%
ARI 4,180 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,088 ▼ -0.03% ETH $2,716 ▲ +0.02% XRP $1.5085 ▼ -0.59% SOL $120.1800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.84 ▼1.78 % ARI 4,180 ▲0.56 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.84 ▼1.78 % ARI 4,180 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli në gatishmëri të lartë para përvjetorit të sulmeve 7 tetorit

TEL AVIV, 6 tetor /ATSH-DPA/- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka urdhëruar që forcat izraelite në Rripin e Gazës të jenë në gatishmëri të shtuar, para përvjetorit të sulmit të 7 tetorit 2023.

Sipas zyrës së Katz, informacionet e marra nga shërbimet e inteligjencës tregojnë se organizata palestineze, Hamas mund të planifikojë një sulm ndaj trupave izraelite pikërisht në këtë datë.

Zyra e Katz paralajmëroi se, nëse trupat izraelite sulmohen, Hamasi dhe popullsia e Rripit të Gazës do të përballen me pasoja shumë të rënda.

Në një postim në rrjetin social X, Katz tha se 4 000 nga luftëtarët e Hamasit që hynë në Izrael më 7 tetor 2023 janë vrarë, ndërsa sipas tij rreth 2 000 të tjerë konsiderohen ende të gjallë.

Sulmi i 7 tetorit 2023 shkaktoi rreth 1 200 viktima në Izrael, ndërsa 251 persona u morën peng dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Në luftën që pasoi sulmin, më shumë se 74 000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi.

Në Gaza, teknikisht ka një armëpushim që prej tetorit 2025, por sulmet vdekjeprurëse vazhdojnë të ndodhin.

Këtë vit, përvjetori i sulmeve të 7 tetorit, përkon me periudhën e fushatës së fortë zgjedhore në Izrael.

Zgjedhjet e para parlamentare që prej sulmit janë planifikuar të zhvillohen më 27 tetor.

Sondazhet tregojnë se as kampi i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe as kampi i kundërshtarëve të tij, nuk duket se mund të sigurojë shumicën absolute në këto zgjedhje të rëndësishme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.