☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,702 ▼0.38%
DOW 53,525 ▼0.08%
NASDAQ 26,363 ▼0.67%
NAFTA 83.19 ▼0.41%
ARI 4,502 ▼3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -3.19% ETH $2,425 ▼ -3.02% XRP $1.3701 ▼ -5.28% SOL $102.8100 ▼ -4.63%
S&P 500 7,702 ▼0.38 % DOW 53,525 ▼0.08 % NASDAQ 26,363 ▼0.67 % NAFTA 83.19 ▼0.41 % ARI 4,502 ▼3.47 % S&P 500 7,702 ▼0.38 % DOW 53,525 ▼0.08 % NASDAQ 26,363 ▼0.67 % NAFTA 83.19 ▼0.41 % ARI 4,502 ▼3.47 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli njofton vrasjen e anëtarit të lartë të Hamasit në Jenin

TEL AVIV, 28 gusht /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite (IDF) njoftoi sot se ka vrarë një anëtar të lartë të Hamasit dhe dy militantë të tjerë, në një sulm ajror në qytetin e Jeninit, në Bregun Perëndimor.

Sipas ushtrisë izraelite dhe shërbimit të brendshëm të sigurisë “Shin Bet”, anëtari i Hamasit ishte i përfshirë në financimin dhe organizimin e sulmeve kundër civilëve izraelitë.

Ai dyshohet se ishte gjithashtu përgjegjës për aktivitetet e organizatës islamiste Hamas, në kampin e refugjatëve në Jenin.

Ushtria izraelite tha se në makinën ku ndodheshin personat e vrarë u gjetën armë.

Fillimisht, ushtria nuk dha detaje për identitetin e dy personave të tjerë që ndodheshin me anëtarin e Hamasit.

Vitin e kaluar, ushtria izraelite zhvilloi një operacion të gjerë ushtarak kundër militantëve palestinezë në Jenin dhe në dy kampe të tjera refugjatësh në Bregun Perëndimor.

Në operacion u vranë shumë persona, ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Operacioni shkaktoi gjithashtu dëme të mëdha materiale.

Sipas ushtrisë izraelite, gjatë këtij operacioni u shkatërrua ajo që ajo e quajti “rrjeti terrorist i Jeninit”.

Situata në Bregun Perëndimor të pushtuar është përkeqësuar më tej që prej sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023 dhe luftës që pasoi në Gaza.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, që prej atëherë më shumë se 1,100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, gjatë operacioneve ushtarake izraelite, përleshjeve të armatosura dhe sulmeve palestineze.

Ndërkohë, dhuna e ushtruar nga kolonët radikalë izraelitë ndaj palestinezëve është rritur ndjeshëm. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.