☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,707 ▼0.31%
DOW 53,535 ▼0.06%
NASDAQ 26,387 ▼0.58%
NAFTA 83.12 ▼0.49%
ARI 4,503 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,559 ▼ -3.33% ETH $2,431 ▼ -3.11% XRP $1.3768 ▼ -5.34% SOL $103.0700 ▼ -5.12%
S&P 500 7,707 ▼0.31 % DOW 53,535 ▼0.06 % NASDAQ 26,387 ▼0.58 % NAFTA 83.12 ▼0.49 % ARI 4,503 ▼3.45 % S&P 500 7,707 ▼0.31 % DOW 53,535 ▼0.06 % NASDAQ 26,387 ▼0.58 % NAFTA 83.12 ▼0.49 % ARI 4,503 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në Vranisht të Himarës, flakët djegin edhe banesën e dytë, situata mbetet ende kritike! Aksion nga ajri dhe toka (V

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë që prej mesditës së sotme fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët dhe strukturat e emergjencave.

Flakët janë shfaqur rreth orës 12:00 dhe të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Zjarri ka përfshirë disa hektarë me pisha dhe sipërfaqe pyjore, ndërsa flakët kanë përparuar edhe në zona me shkurre, barishte dhe pemëtari. Terreni i vështirë dhe era e fortë po e bëjnë të komplikuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

Flakët kanë prekur edhe dy banesa në Vranisht. Një prej tyre është e pabanuar dhe është përfshirë nga zjarri, ndërsa në banesën tjetër flakët kanë prekur oborrin. Për momentin, forcat në terren po punojnë për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave të tjera dhe zonave të banuara.

Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe pamundësisë për të ndërhyrë në disa prej vatrave nga toka, në operacion është kërkuar edhe mbështetja nga ajri.

Në Vranisht ka mbërritur një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili ka nisur hedhjen e ujit mbi vatrat më aktive. Ndërkohë, për forcimin e operacionit është kërkuar mbërritja e një helikopteri të dytë, si dhe e një mjeti ajror “Air Tractor”, me qëllim përballimin e situatës dhe frenimin e përhapjes së flakëve.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Himarës, të cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll frontin e zjarrit dhe të parandalojnë përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.