☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,520 ▲ +0.24% ETH $2,249 ▲ +0.78% XRP $1.2478 ▲ +0.31% SOL $95.9000 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Fetoshi: Varrimi me nderime i Mlladiqit, kërcënon sigurinë e Ballkanit

Drejtori i Institutit Octupus, Arben Fetoshi, ka reaguar lidhur me paralajmërimet për një ceremoni shtetërore varrimi për ish-komandantin serb Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Fetoshi e ka cilësuar situatën si “kërcënimin e një përbindëshi të vdekur”, duke thënë se glorifikimi i Mlladiqit paraqet rrezik për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, ndërsa Mlladiqi po nderohet në Republikën Srpska, Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të mbajë kujtimin e viktimave të luftës, përfshirë fëmijë, gra dhe burra.

Fetoshi ka pretenduar se paralajmërimi për një ceremoni shtetërore në Serbi duhet të shihet edhe si një mesazh politik ndaj Kosovës dhe komunitetit euro-atlantik.

“Përtej zërave të ‘mekur’ civilë e humanitarë, glorifikimi shtetëror i Mlladiqit e konfirmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit, të kamufluar me konceptin e ‘Botës Serbe’”, ka shkruar Fetoshi.

Ai i është referuar edhe reagimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi dhe Akademisë për Zhvillim Demokratik në Novi Sad, duke thënë se pavarësisht nëse veprimet shkelin ligjin apo cilësohen si “skandal e turp”, nderimi i Mlladiqit sipas tij shërben për të legjitimuar ideologjinë e “Serbisë së Madhe”.

Fetoshi ka kritikuar edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se përpjekjet për ta zbutur këtë çështje nuk mund ta fshehin atë që ai e konsideron si kërcënim të vazhdueshëm për rajonin.

“Varrimi me ‘dinjitet’ i Mlladiqit nuk është distancim ndaj gjenocidit dhe spastrimit etnik, është vetëm lojë fjalësh që kërcënon rajonin me fabrikimin narrativ për Kosovën ‘represive’”, ka deklaruar Fetoshi./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.