☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.27%
DOW 53,544 ▼0.05%
NASDAQ 26,406 ▼0.51%
NAFTA 83.29 ▼0.29%
ARI 4,510 ▼3.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,634 ▼ -3.1% ETH $2,437 ▼ -2.95% XRP $1.3794 ▼ -4.96% SOL $103.6200 ▼ -4.9%
S&P 500 7,710 ▼0.27 % DOW 53,544 ▼0.05 % NASDAQ 26,406 ▼0.51 % NAFTA 83.29 ▼0.29 % ARI 4,510 ▼3.3 % S&P 500 7,710 ▼0.27 % DOW 53,544 ▼0.05 % NASDAQ 26,406 ▼0.51 % NAFTA 83.29 ▼0.29 % ARI 4,510 ▼3.3 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Kronika

Nga Dibra në Gjirokastër, Shqipëria në luftë me flakët! Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, nuk ka rrezik për ban

Dita e sotme ka qenë kritike për situatën e zjarreve në Shqipëri, ndërsa numri i vatrave është dyfishuar nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

Ministria e Mbrojtjes përditësoi situatën e zjarreve në vend.

Sipas informacionit operacional të datës 28.08.2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë shuar plotësisht.

Vatrat aktive:

* Mali i Dajtit, Tiranë – vijojnë tre vatra të riaktivizuara në zonën e Qafë Priskës dhe kreshpën e malit. Në terren janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe AZM.

* Qafë e Helmës, Bulqizë – zjarr në shkurre dhe pisha; po punohet me prita dhe pompa shpine. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Vajkal, Bulqizë – vijon zjarri në terren shkëmbor me shkurre e dëllinja. Janë angazhuar 95 forca, përfshirë 20 efektivë të FA, si dhe 1 helikopter i FA. Nuk ka rrezik për banesat.

* Sllatinë, Dibër – situata u rëndua gjatë mesditës për shkak të temperaturave dhe erës, duke kaluar në pyll me pisha të larta. Në terren janë mbi 100 forca dhe është angazhuar 1 helikopter i FA. Nuk rrezikohen zonat e banuara.

* Xhyrë, Librazhd – vatër aktive e favorizuar nga era; 2 banesa u evakuuan dhe mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre. Në operacion është angazhuar edhe 1 helikopter i FA.

* Tërbuq, Gjirokastër – zjarri ka përshkuar rreth 30 ha, por aktualisht është nën kontroll të plotë dhe nuk paraqet më rrezik për banorët.

* Dragot, Tepelenë – Krahas MZSH-ve janë nisur në mbështetje 30 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA.

* Çorrush, Mallakastër – vijon puna për shuarjen e zjarrit në kullota dhe bimësi të ulët; janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të MZSH.

Në fshatin Tërbaç, Vranisht, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me shkurre. Në terren janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë të MZSH Himarë, ndërsa operacionet nga ajri u mbështeten nga 2 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor.

Në mbështetje të operacioneve në rang vendi janë angazhuar gjithsej 50 forca ushtarake, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor të FA.

“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve”, njofton ministria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.