🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 92.87 ▼0.18%
ARI 4,501 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,686 ▼ -1.96% ETH $1,768 ▼ -3.43% XRP $1.1678 ▼ -3.26% SOL $68.4200 ▼ -5.28%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.87 ▼0.18 % ARI 4,501 ▼0.1 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.87 ▼0.18 % ARI 4,501 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
05 Jun 2026
Breaking
Kronika

Telefonata anonime ngriti në këmbë Policinë, alarmi për bombë në qendër të Tiranës rezulton fals

Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë rezultoi fals. Kjo është bërë e ditur nga Policia e kryeqytetit pas përfundimit të kontrolleve. Sipas burimeve, një telefonatë anonime u bë nga një person anonim tek recepsioni i hotelit duke i thënë se në parkingun e tyre ndodhej një automjet i dyshimtë dhe në të kishte bombë. Më pas nga stafi është bërë telefonata në polici.

Pas marrjes së njoftimit policia mbërriti në vendngjarje dhe evakuoi personat që ndodheshin brenda për siguri.

“Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli. Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit”-njofton policia.

Pas verifikimit, rezultoi se alarmi ishte fals.

“Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.