Ekonomia

Temperaturat e larta në liqenin e Butrintit- Ministria e Bujqësisë, masa për mbrojtjen e midhjes

Temperaturat e larta të ujit në liqenin e Butrintit, 20 km larg qytetit të Sarandës, po shkaktojnë një stres termik mbi midhjen që kultivohet aty duke shkaktuar dhe dëmtime të saj. Këto temperatura këto ditë arritën deri në 33 gradë celsius në ujin e lagunës së Butrintit, ndërsa në ujërat detare që rrethojnë lagunën temperatura është rreth 30 gradë.

Nisur edhe nga rritja e mëtejshme e temperaturave në ditët që vijnë, si rrjedhojë e një anticikloni të gjerë në Mesdhe, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, urdhëroi marrjen e masave të menjëherëshme për kontrollin e dëmtimeve të midhjeve në lagunë duke filluar sa më parë procesin e zhvendosjes të midhjeve në zona më të freskëta ujore.

Zyra e shtypit në këtë dikaster bën të ditur, se një grup nga ministria e Bujqësisë dhe specialistë nga Instituti i Sigurisë Ushqimore, ndodhen në terren për të koordinuar me kultivuesit e midhjeve ndërhyrjet e emergjencës.
Ndërkohë strukturat e ministrisë së Bujqësisë dhe bordet e kullimit po garantojnë furnizimin normal të lagunës së Butrintit me ujin e lumit të Bistricës, për të freskuar sadopak temperaturat e ujit dhe për të garantuar edhe oksigjenimin e saj të qëndrueshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button