☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,878 ▼ -2.7% ETH $2,186 ▼ -2.77% XRP $1.3247 ▼ -1.66% SOL $81.6100 ▼ -3.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Tension në Kuvend, debate të forta Berisha-Braçe; ndërpritet seanca

Shkëmbimi i replikave të forta mes deputetit të PS-së, Erjon Braçe dhe ish-kryeministrit Sali Brisha ka krijuar tension në sallën e Kuvendit, gjë që ka detyruar kryeparlamentarin Meta të ndërpresë për disa minuta seancën.

Opozita e djathtë ftoi sot në Kuvend maxhorancën që të miratojë amendimet e saj në ligjin ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’, të cilat tha ai, do të ndalojnë vjedhjen e pasurive publike.
Ndërsa parlamenti po shqyrton ndryshimet e propozuara nga grupi parlamentar demokrat, ish-kryeministri Sali Berisha tha se dekusarizimi i këtij parlamenti është një pikë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.
“Dekusarizimi i parlamentit nënkupton zbatimin e ligjeve të vendit ndaj unë edhe njëherë kërkoj mbështetjen tuaj(maxhorancës) të miratojmë ligjin ‘antiolsi’, i cili do të ndalojë kusarët të vjedhin pasuri publike siç po ndodh sot”, deklaroi Berisha.

1 Koment

  • tironsi/gjermani 07 April 2016, 16:28

    Nuk dua te mbroj Zotin Berisha me keto radhe qe po shkruaj tani per te vetmen arsye se kam besim te plote tek organet perkatese te shtetit shqiptar. Ato e kryejne detyren e tyre ( mire apo jo le ta leme njehere menjane.
    Kjo nuk eshte ceshtja qe dua te flas ketu e fatkeqesisht jo per here te pare).

    Por disa persona qe pretendojne se jane feneret e drejtesise, po e qelbin parlamentin Shqiptar prej 25 vjetesh.
    Si eshte e mundur qe keta persona qe e thyen etiken e parlamentit ne keto forma brutale kakofonie te jene deputete, perfaqesues i popullit Shqiptar.
    Nuk do ta doja me jeten time po t`ua jepja voten time qofte edhe pa dashje.

    Kush eshte arsyeja qe e qellojne me rakete zogun qe ju paska ndaluar mbi catine e shtepise se tyre ?
    Me ze vertet frika kur mendoj: C`do te ndodhte vertet sikur keta persona te kishin kompetencat e nevojshme ose te pakten te kishin lartesine e domosdoshme per te ndryshuar dicka ?
    C`fare Katastrofash Humanitare me dy kembe.

    PS ka mjaft gra e burra te afte qe njohin e zbatojne ligjet e rregullat e republikes Shqiptare e nuk kane asnje arsye pse te ulin koken e te turperohen per paturpesite e ketyre fare frymoresh injorante.
    Ku eshte brezi i ri i PS Shqiptare? Mos lejoni t`ju marrin neper kembe dinjitetin e te ardhmen tuaj keto tipa.
    Brezi i ri eshte Tradita, e Sotmja dhe e Ardhmja e Vendit.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.