☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.08 ▲2.04%
ARI 3,978 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▼ -3.33% ETH $2,234 ▼ -3.85% XRP $1.2471 ▼ -3.33% SOL $96.5300 ▼ -3.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Boterori

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

‘Turbulencat’ në FIFA po marrin përmasa edhe më të mëdha. Carlos Cordeiro, një nga këshilltarët më të afërt të presidentit Gianni Infantino, ka dhënë dorëheqjen në shenjë kundërshtimi ndaj planeve të diskutueshme të qeverisë së futbollit botëror për shitjen e aksioneve të garave të FIFA-s tek investitorët privatë.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, i cili i referohet talkSPORT, presidenti i FIFA-s po humbet mbështetjen edhe brenda rrethit të tij më të ngushtë të bashkëpunëtorëve, ndërsa kundërshtimet ndaj projektit vazhdojnë të shtohen.

Cordeiro, ish-president i Federatës Amerikane të Futbollit dhe ish-bankier, u distancua publikisht nga iniciativa, duke e cilësuar atë të dëmshme për të ardhmen e futbollit.

“Si këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s, një ish-bankier dhe një tifoz i përjetshëm i futbollit, nuk mund të rri duarkryq ndërsa FIFA shqyrton shitjen e aksioneve të saj në Kupën e Botës.

Më lejoni të jem krejtësisht i qartë. Unë nuk isha i përfshirë në zhvillimin e këtij propozimi dhe e kundërshtoj kategorikisht. Ky është një biznes i keq për federatat anëtare të FIFA-s, biznes i keq për futbollin dhe biznes i keq për të ardhmen afatgjatë të lojës”, deklaroi Cordeiro.

Nga ana tjetër, FIFA ka reaguar ndaj kritikave, duke mohuar se synon të shesë futbollin dhe duke theksuar se procesi është ende në fazën e konsultimeve.

Dorëheqja e Cordeiros vjen në një moment delikat për qeverisjen e futbollit botëror. Më herët, tre konfederatat më të mëdha, UEFA, CONCACAF dhe AFC, shprehën publikisht kundërshtimin e tyre ndaj planeve të propozuara, duke shtuar presionin mbi kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.