Tensione në qendër të Tiranës, protestuesit dhe Policia përballen në sheshin “Skënderbej”
Një shesh beteje është shndërruar pasditen e kësaj të shtune sheshi “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, ku protestuesit, nga krahu i 15-katshit, në njërën anë, dhe forcat e Policisë, pranë Bankës së Shqipërisë në anën tjetër, po përballen në distancë me njëra-tjetrën.
Protestuesit po sulmojnë me gurë e sende të forta, si dhe molotov, ndërsa forcat e Policisë e kanë mbushur sheshin me gaz lotsjellës dhe janë vendosur në pozicione mbrojtëse.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.